Kancelarja gjermane pranon gabimin: “Nëse do mundja do ta ktheja kohën prapa…”

Publikuar tek: bota, më 15:59 19-09-2016 Kancelarja gjermane pranon gabimin: “Nëse do mundja do ta ktheja kohën prapa…”

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka pranuar përgjegjësinë për dështimin e partisë së saj në zgjedhjet shtetërore në Berlin.

Ajo shprehu keqardhje për gabimet e politikave të saj, të cilat shkaktuan krizën e migrantëve në Gjermani. Vetëm verën e kaluar, në Gjermani mbërritën mbi 1 milion migrantë në kohë rekord.

“Nëse do mundja, do ta ktheja kohën prapa për shumë e shumë vjet, që të mundesha të pregatitesha më mirë.” – tha ajo për reporterët.

Partia e saj “Bashkimi Kristian-demokrat” (CDU), nuk mundet më ta drejtojë Berlinin sëbashku me social-demokratët.

Partia e qendrës së djathtë (CDU), fitoi vetëm 17.6% të votave, i cili është rezultati më i keq që partia ka pësuar ndonjëherë në Berlin.

Merkel e pranoi publikisht se politika e saj e dyerve të hapura për migrantët nën sloganin “ne mund ta menaxhojmë”, ishte faktori kryesor i humbjes së zgjedhjeve.

Megjithatë, Merkel e mbrojti politikën e saj duke thënë se ishte plotësisht e saktë në thelb, por që në fund nënkuptonte që për një kohë mjaft të gjatë, ajo të mos kishte kontroll të mjaftueshëm.

“Askush nuk do që të përsëritet ajo situatë, përfshirë mua.” – tha kancelarja.

Kancelarja gjermane përfundoi duke thënë se ajo duhet të punojë më shumë për të shpjeguar politikën e saj të migrantëve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 15-vjeçari vdes në mënyrë tragjike gjatë tentativës për të kaluar nga Franca në Angli
Shkencëtarët thonë se ka vetëm 4 lloje të ndryshme personaliteti. Ja cilat janë ato... »
Article Logic
Execution time: 0.011584997177124
array(1) { ["section"]=> string(80) "kancelarja-gjermane-pranon-gabimin-nese-do-mundja-do-ta-ktheja-kohen-prapa-53402" }