Kancelarja Merkel mohon përplasjen me pasardhësen e saj Kramp-Karrenbauer

Publikuar tek: bota, më 23:50 29-05-2019 Kancelarja Merkel mohon përplasjen me pasardhësen e saj Kramp-Karrenbauer Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka hedhur poshtë raportimet se ajo beson që pasardhësja e saj si lidere e partisë, Unioni Demo-Kristian (CDU), Annegret Kramp-Karrenbauer nuk është e denjë për këtë pozitë.

Ky pretendim, që është cilësuar nga Merkel si i palogjikshëm, është bërë nga dy zyrtarë të paidentifikuar, në një artikull në Bloomberg gjatë ditës së martë. Kramp-Karrenbauer do të nisë së udhëhequri CDU-në, vitin e ardhshëm.

Ajo është kritikuar së fundmi për komentet që ka dhënë lidhur me rregullat e debatit dhe se si krijohet opinioni publik online.

Kjo deklaratë e saj ka ardhur pas një videoje të publikuar në YouTube, në të cilën Qeveria akuzohet për dështim të luftimit të ndryshimeve klimatike.

Si pasojë, shumë persona u kanë kërkuar votuesve gjermanë që të mos votojnë për partinë CDU dhe partnerët e koalicionit, Social-Demokratët.

Në një konferencë për media të hënën, Kramp-Karrenbauer, u ka thënë gazetarëve: 'Çfarë do të ndodhte në këtë shtet, nëse, le të themi 70 gazeta do të vendosnin dy ditë para zgjedhjeve, të bënin një thirrje të përbashkët: Mos votoni për CDU-në dhe SPD-në?’.

Megjithatë, më vonë ajo ka thënë përmes një postimi në Twitter se ka qenë absurde kur është akuzuar se synon të rregullojë lirinë e shprehjes.

Pavarësisht rritjes së numrit të votuesve gjatë garës për Parlamentin Evropian të dielën, blloku konservator i Merkelit ka shënuar rezultatin më të keq që prej Luftës së Dytë Botërore.

Partia e saj, Unioni Demo-Kristian dhe partia simotër SPD, kanë arritur të jenë të parat, me 28.9 për qind të votave mirëpo mbështetja për to ka rënë për 7 për qind, në krahasim me zgjedhjet e fundit të mbajtura katër vjet më parë.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011568069458008
array(1) { ["section"]=> string(80) "kancelarja-merkel-mohon-perplasjen-me-pasardhesen-e-saj-kramp-karrenbauer-166222" }