Kancelarja Merkel në Itali, takon Conten: Të punojmë për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Publikuar tek: aktualitet, më 23:15 11-11-2019 Kancelarja Merkel në Itali, takon Conten: Të punojmë për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut Kancelarja gjermane Angela Merkel - Kryeministrin italian Giuseppe Conte

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka zhvilluar një takim me kryeministrin italian Giuseppe Conte, ku kanë diskutuar për problemet e Ballkanit Perëndimor dhe mos-hapjen e ngociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në konferencën e përbashkët me Conten, Merkel ka thënë se duhet të punohet për negociatat me Tiranën dhe Shkupin pasi ka rrezik që boshllëku në rajon të mbushet nga vende te tjera.

“Duhet të bëjmë më shumë në këtë drejtim,  për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Nëse nuk e bëjmë këtë aty do të hapet një boshllëk që do kërkohet të mbushet nga të tjerë. E kjo gjë nuk përputhet me interesat strategjike europiane. Vendet e Ballkanit Perëndimor janë dhe vende të NATO-s dhe ne ndajmë në këtë drejtim një strategji Atlantike", ka thënë Merkel.

Ndërkohë, dhe kryeministri italian Conte ka qënë në një linjë me Merkel pasi ka konfirmuar punën për arritjen e objektivit të zgjerimit të BE me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

"Raporti dypalësh mes Italisë e Gjermanisë është modeluar në varësi të kontributit që qeveritë tona mund të japin së bashku në zhvillimin e Europës. Jemi në nisjen e legjislaturës Europiane e kjo forcon impenjimin e përbashkët në drejtimin e zgjidhjeve europiane në mënyrë që të bëjmë më efikas aksionin tonë në përballimin e sfidave europiane. Duhet të punojmë së bashku për arritjen e objektivit të zgjerimit të BE me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Një temë kjo mjaft e rëndesishme për ne që e përballëm se fundi pa zgjidhjen e duhur", është shprehur Giuseppe Conte.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023987054824829
array(1) { ["section"]=> string(120) "kancelarja-merkel-ne-itali-takon-conten-te-punojme-per-hapjen-e-negociatave-me-shqiperine-dhe-maqedonine-e-veriut-185542" }