Kancelarja Merkel nuk e sheh Edi Ramën si lider të rajonit të Ballkanit

Publikuar tek: aktualitet, më 15:41 08-07-2015 Kancelarja Merkel nuk e sheh Edi Ramën si lider të rajonit të Ballkanit

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot se nuk e sheh Edi Ramën si lider në Ballkan. Deklarata u bë nga podium i qeverisë ku ishte në konferencë për shtyp me kryeministrin Rama.

Pyetjes së televizionit Klan se cilin lider preferonte në Ballkan duke parë afërsinë e saj me dy kryeministrat Rama e Vuçiç, përveç të qeshurës së Edi Ramës, Merkel, së cilës ndërkohë i përkthehej pyetja tundi kokën majtas e djathtas e deklaroi. “Nuk është dikush përgjegjës dhe që ka kompetencë për gjithë rajonin” tha Merkel.

A mund të ketë një afat për të filluar bisedimet për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE?

Merkel: Është Komisioni Europian ai që vendos për këtë, nëse ajo që është në letër zbatohet në të vërtetë. Do doja që t’ju sigurtoja se ky nuk është një proces që nuk e ngadalësojmë në mënyrë artificiale, ne e duam anëtarësimin e vendit tuaj, por mund t’ju them se vendi juaj ka bërë hapa përpara në këtë drejtim.

Rama: Në fund të vjeshtës së këtij viti do i plotësojmë të gjitha kërkesat, përfshirë edhe paketën në refomrën në drejtësi që do i kalojë parlamentit si një ndër reformat më kryesore të bëra në Shqipëri në këtë çerekshekulli. Nga ai moment na lind e drejta për të kërkuar një datë për anëtarësimin në BE. Ky ështën një proces që vlerën e ka këtu dhe e ka për ne, këto nuk janë detyra qe i bëjmë se na i kërkojnë në Bruskel, por janë detyra që na shërbejnë neve. Me të kaluar në fazën që ne kemi përmbushur kriteret, kancelarja do jetë e para që do na mbështesë.

Sa të besueshme e quani prespektivën e BE që ju ofrohet? Zonja kancelare në bazë të përshtypjeve tuaja a klasifikohet Shqipëria vend i sigurt?

Rama: Prespektiva e BE-së nuk është e ndarë por e përbashkët. Ashtu sikundër besoj se integrimi i Balkanit Perëndimor nuk është vetëm nevoja jona por edhe e BE-së, nuk besoj se ka mendje në Bashkimin Europian që duan ta shikojnë kufirin e konfliktit në anën tjetër të Adriatikut. Soot jemi në kushtet më të mira që kemi qenë ndonjëherë për shkak se kemi një fjal kyç që është Europa. Nëse ne e humbim këtë fjalë kyç, nuk do të jetë keq vetëm për fëmijët tanë por edhe për fëmijët tuaj. Ndoshta dukemi jashtë mode ne qe duam të hyjmë në BE kur ka të tjerë që duan të dalin, por ne preferojmë të jemi jashtë mode sesa ti bashkohemi një vale anti-europiane. Europa ështën një forcë për mirë apo një forcë për keq? Të paktën unë e di përgjigjen dhe një pjesë e mirë e përgjigjes është kancelarja Merkel.

Jemi në bashkëpunim intesiv me Gjermaninë dhe vendet e tjera për të dekurajuar çdo prurje nga Shqpëria në vendet e BE-së. Kemi folur me kancelaren që paralelisht na duhet t’i japim një prespektivë, qoftë nga ana politike që do të sillte dështimin e propagandës që BE refuzon shqiptarët se janë të përzier dhe për të rinjtë që të shkojnë në Gjermani si forcë e kualifikuar pune për atë që kërkohet në tregun gjerman.

Merkel: Ne kemi folur për azilkërkuesit, ka një bashkëpunim shumë të mirë mes Ministrive të Brendshme. Unë dhe qeveria nuk do të kishim gjë kundër nëse Shqipëria nuk do të ishte vend i sigurt. Po mundohemi që të shkurtojmë gjithashtu procedurat për të vlerësuar azilkërkuesit dhe besojmë se kjo do të japë efektet e duhura. Mua më duket diçka e mirë që flasim hapur për këtë gjëra. Nuk mund të bëjmë kërkesa për anëtarësim dhe më pas të kemi qytetar që largohen nga Shqipëria.

A ka në mënyrë konkrete një projekt financiar apo do ngelet në buxhetet e ktyre vendeve realizimi i projekteve? A ka një plan mbështetje për Shqipërinë, e cila rrezikohet nga kriza greke? Pasi ju konsideroheni lidere në Europë, a mendoni a ka një ka një lider në Ballkan, është Rama apo Vucic?

Merkel: Nuk ka lider në Europë dhe e njejta gjë vlen edhe për Ballkanin. Ne kemi projekte konkrete si ajo e autostradës adriatiko-joniane. Sigurisht që gjatë samitit të Vjenës do diskutojmë për projekte të tjera. Fondet për realizimin e tyre janë për të gjithë rajonin. Në Shqipëri jetojnë shumë myslimanë dhe në Gjermani gjithashtu, dhe ideja e mospërfshirjes së popujve myslimanë në BE është e gabuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama korrigjon gabimin nga Vuçiç te Merkel: Të gjithë monitorët transmetojnë “live”
"Shembulli ekzemplar" i Merkelit nuk zgjat gjatë: Aksident në zonën e Ali Demit »
Article Logic
Execution time: 0.012946844100952
array(1) { ["section"]=> string(77) "kancelarja-merkel-nuk-e-sheh-edi-ramen-si-lider-te-rajonit-te-ballkanit-15625" }