Kancelarja Merkel viziton në spital kreun e opozitës ruse Alexei Navalny

Publikuar tek: bota, më 18:18 28-09-2020 Kancelarja Merkel viziton në spital kreun e opozitës ruse Alexei Navalny

Kancelarja gjermane Angela Merkel i bëri një vizitë personale politikanit rus të opozitës Alexei Navalny, i cili po kurohet në një spital të Berlinit për helmim, në atë që zëvendëskancelari Olaf Scholz e quajti të hënën një "sulm vrasës".Komenti i zotit Scholz dhe lajmi për vizitën e

Kancelares Merkel ka të ngjarë ta zemërojë Moskën, e cila i ka hedhur poshtë përfundimet e ekspertëve gjermanë, francezë dhe suedezë se zoti Navalni u helmua me një agjent nervor në Rusi muajin e kaluar.

Rusia e ka kritikuar vazhdimisht Gjermaninë, duke thënë se ajo dështoi të ndajë informacionet për çështjen në fjalë.

"Ishte një vizitë personale tek Navalni në spital," tha zëdhënësi i zonjës Merkel Steffen Seibert në një konferencë të rregullt për shtyp, duke mos pranuar të japë hollësi se për çfarë u fol dhe sa kohë zgjati takimi.

Navalny shkroi në Tëitter se ishte "një takim privat dhe bisedë me familjen." Ai shtoi: “I jam shumë mirënjohës Kancelares Merkel që më vizitoi në spital".

Alexei Navalny u dërgua nga Rusia në Berlin muajin e kaluar, pasi u sëmur gjatë një fluturimi me linjat e brendshme në Rusi. Ai u trajtua në Spitalin Charite për 32 ditë para se të dilte javën e kaluar.

Zv/kancelari Scholz tha se organizatat ndërkombëtare kishin konfirmuar në mënyrë të pavarur se Navalni ishte helmuar me agjentin nervor të tipit sovjetik Novichok, dhe i kërkoi Moskës që të bashkëpunojë në hetimin rreth asaj që ndodhi.

"Ishte një sulm i egër, vrasës," u tha zoti Scholz anëtarëve të shoqatës së shtypit të huaj VAP në Berlin. "Dhe kjo është arsyeja pse ne i bëjmë thirrje Rusisë që të bashkëpunojë në hetim. Sigurisht, Evropa do të duhet të vendosë bashkarisht për përgjigjen e duhur,” tha ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011772155761719
array(1) { ["section"]=> string(79) "kancelarja-merkel-viziton-ne-spital-kreun-e-opozites-ruse-alexei-navalny-221991" }