Kanceri i merr jetën mbesës 9 vjeçare të deputetit shqiptar, dedikimi prekës: Në vend me ba plane për plazh, daja duhet me t'përcjellë te varri

Publikuar tek: rajon, më 09:01 11-07-2020 Kanceri i merr jetën mbesës 9 vjeçare të deputetit shqiptar, dedikimi prekës: Në vend me ba plane për plazh, daja duhet me t'përcjellë te varri Elita, mbesa e deputetit Dimal Basha

Kanceri i ka marrë jetën mbesës 9 vjeçare të deputetit shqiptar të Vetëvendosjes Dimal Basha. Është vetë deputeti që jep lajmin e trishtë, ndërsa tregon se prej një viti Elita, mbesa e tij, vuante nga kanceri.

“Për një vit kanceri ia pamundësoi Elitës lëvizjen, pastaj të pamurit, e paralizoi atë pjesërisht, dhe në fund, pas gjithë vuajtjeve për një vit rresht, zgjodhi t’ia ndal edhe zemrën e vogël që kishte dhe ta ndaj nga ne përjetë.

Meqenëse jeta është plot sfida e vuajtje, kjo qenka edhe më e vështirë kur sfidohesh me vdekjen e një fëmiju vetëm 9 vjeç. Pa fajin e saj Elita sot nuk mund të rritet si shokët dhe shoqet e veta. Ajo nuk do ta ketë mundësinë ta kryej shkollën e mesme, as fakultetin, por as të rritet duke ëndrruar një familje e karrierë. Kanceri vendosi me ia shu të gjitha andrrat”, shkuan ai ndër rreshta.

“Kurse tash loqk, në vend se tani me ardh me ba plane me shku te pishina ose te plazhi, daja po vje me ba plane me t’përcjell te varri”, vijon deputeti Dimal Basha.

Dedikimi i plotë:

Miq e dashamirë,

Mbrëmë vonë na la Elita, që në qershor mbushi vetëm 9 vjet. Elita ka qenë një fëmi me shumë energji, inteligjente, dhe plot jetë. Plot jetë e energji, deri në moment kur para një viti e kuptoi që kanceri kishte zgjedhur ta sulmonte trurin e saj të njomë.

Për një vit kanceri ia pamundësoi Elitës lëvizjen, pastaj të pamurit, e paralizoi atë pjesërisht, dhe në fund, pas gjithë vuajtjeve për një vit rresht, zgjodhi t’ia ndal edhe zemrën e vogël që kishte dhe ta ndaj nga ne përjetë.

Meqenëse jeta është plot sfida e vuajtje, kjo qenka edhe më e vështirë kur sfidohesh me vdekjen e një fëmiju vetëm 9 vjeç. Pa fajin e saj Elita sot nuk mund të rritet si shokët dhe shoqet e veta. Ajo nuk do ta ketë mundësinë ta kryej shkollën e mesme, as fakultetin, por as të rritet duke ëndrruar një familje e karrierë. Kanceri vendosi me ia shu të gjitha andrrat.

Herën e fundit derisa prisnim në takim në Spital më pyeti, “Dajë, a ta merr mendja që do t’vdes?”

I thash, “jo dajë, ti je shumë e fortë dhe do t’ia dalim së bashku.”

“Shpresoj që ia dalim dajë sepse nuk dua ta lë mamin vet,” ma ktheu Elita, e cila nuk e kishte hallin e vet se vdiste, por të mamit që po e linte vetëm sepse ishte fëmiu i vetëm.

Elita, ti e le mamin, por edhe krejt neve loqk. Ne të gjithë do t’jemi afër mamit, por jo edhe afër teje zemra dajës.

Më fal Elita që nuk arritëm me t’ofru shpëtim, por faleminderit që na le aq shumë kujtime që përmes tyre t’jetojmë me ty gjithmonë. Faleminderit për çdo gjë Elita, dhe lumja ti për mamin dhe dashninë e përkushtimin e saj për ty, e cila që çdo sekond t’jetës e ka ndërtu për ty dhe rreth teje.

Na fal Elita që nuk arritëm me t’shëru nga kjo sëmundje e poshtër. T’kërkoj shumë falje shpirt. Më fal që t’shikonim derisa vdisje çdo ditë ngapak, kurse nuk arrinim me t’ndihmu. E di që nuk është fer, edhe vet e thoje, dhe e di që bota është shumë më e varfër pa ty zemra dajës! Kurse tash loqk, në vend se tani me ardh me ba plane me shku te pishina ose te plazhi, daja po vje me ba plane me t’përcjell te varri.

Elita, na fal, dhe do të na mungosh shumë të gjithëve. Ipari e Thesari që u rrite bashkë, të dojnë fortë dhe gjithmonë do t’kujtojnë si motër që të kishin, kurse Eni do t’rritet me kujtimet e tua dhe dashurinë a pafund që ke pas për të.

Na fal Elita, se nuk ka shkronjë as rresht që mundet me përshkru dashninë, por as dhimbjen që kemi sot për ty. Do t’jesh inspirimi im në këtë botë, dhe uroj loqkë që t’ketë një botë tjetër ku ndoshta do t’mund të gëzojmë më shumë kohë bashkë, se sa në këtë botë ku jetove kaq shkurt dhe na le me kaq shumë dhimbje.

Te dua shumë Elita!

Screenshot_5_copy.jpg

Screenshot_4_copy.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0104660987854
array(1) { ["section"]=> string(147) "kanceri-i-merr-jeten-mbeses-9-vjecare-te-deputetit-shqiptar-dedikimi-prekes-ne-vend-me-ba-plane-per-plazh-daja-duhet-me-t-percjelle-te-varri-213506" }