Kandidat për Bashkinë e Durrësit, flet Agron Duka: Po dola, do dal i vetëm

Publikuar tek: politike, më 21:20 12-02-2019 Kandidat për Bashkinë e Durrësit, flet Agron Duka: Po dola, do dal i vetëm

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka folur për herë të parë për mundësinë e kandidimit në zgjedhjet e 30 qershorit, në garën për Bashkinë e Durrësit.

Duka, i ftuar në 'Provokacija' me Muç Nanon, nuk ka mohuar mundësin e kandidimit, por ka theksuar se nëse del, do të dalë si kandidat i vetëm dhe jo si kandidat i opozitës së bashkuar.

Agron Duka: Nuk më pëlqen faktikisht të dal si kandidat i përbashkët. Ndoshta nëse do të dal i vetëm është për t’u menduar se në fund të fundit mund të jetë detyrim i grupit shoqëror që të tregojmë dhe ne forcën tonë.

Mustafa Nano: Shanset do jenë më të mëdha nëse do jeni krah opozitës?

Agron Duka: Varet. Thonë që politika është e artit të së pamundurës. Unë edhe mund ta provoj vetëm, kurse në koalicion nuk e kam menduar ndonjëherë të dal. Por ne kemi caktuar grupe pune që po identifikojnë persona që mund të kandidojnë në disa bashki, të cilën do tentojnë të fitojnë

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.06174111366272
array(1) { ["section"]=> string(78) "kandidat-per-bashkine-e-durresit-flet-agron-duka-po-dola-do-dal-i-vetem-152548" }