Kandidat për fronin e SPAK, Arben Kraja para KLP: Beteja me korrupsionin është humbur, do e rikthej si kurrë më parë, ligji për mua SUNDON miqësinë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:18 18-12-2019 Kandidat për fronin e SPAK, Arben Kraja para KLP: Beteja me korrupsionin është humbur, do e rikthej si kurrë më parë, ligji për mua SUNDON miqësinë Arben Kraja para KLP-së

I dyti që ka dalë para KLP-së ka qenë prokurori Arben Kraja i cili ka shpalosur synimiet dhe vizionin e tij për drejtimin e SPAK.

Në një prezantim për veten dhe pikat e tij të forta, Kraja ka deklaruar se drejtuesi i këtij institucioni duhet të zotërojë edhe aftësi menaxheriale dhe financiare. Ndër të tjera, në synimin e tij ai ka parashtruar mbrojtjen e prokurorëve nga sulmet e pa drejta.

'Do të paraqes në mënyrë të përmbledhur vizionin dhe synimet e mia për drejtimin e SPAK.

Jam i ndërgjegjshëm për punën që na pret për ngritje dhe efektivitetit e kesaj strukture. Vlerësoj KLP-në për mënyrën profesionale dhe transparente në perzgjedhjen e prokurorëve për SPAK dhe sot për garën për drejtuesin e SPAK-ut.

Si fillim, dua të theksoj eksperiencën time në drejtim, e cila garanton suksesin tim edhe në udhëheqjen e këtij institucionit. Drejtuesi duhet të jetë i gjithëanshëm, duhet të zotërojë, eksperiencë menexheriale, njohuri administrative, dhe financiare.

Gjatë karrierës sime, kam bashkëpunuar me organizata ndërkombëtare për draftimin e sekuestros parandaluese dhe imunitetin e zyrtareve te larte. Në cilësinë e drejtuesit do të mbroj prokurorët nga sulmet e padrejta. Drejtuesi duhet të ketë sjellje të ekuilibruar" tha ai.

Në ndërhyrhjen e tij, kreu i KLP Gent ibrahimi, e pyeti Krajëm mbi mënyrën sesi ai do të përballonte presionin shoqëror duke qënë se jetojmë në një shoqëri që e njohim njëri-tjetrin dhe kjo mund të interferojë vendimet e tij.

Kraja ka theksuar se ligji qëndron mbi gjithçka ndërsa shton se nuk i ka borxhin askujt.

'Ne jetojmë në një vend ku të gjithë i njohin të gjithë. Unë kam garancitë ligjore në vendimmarrje, e dyta përzgjedhja nga ana juaj e një grupi që ka plotësuar kushtet, dhe e treta vullneti për të zbatuar ligjin me korrektësi. Asnjëri nga ne nuk i ka borxh askujt', tha ai.

I pyetur mbi marrëdhëniet me median, Kraja tha:

'Në raport me median. Roli me median është i rëndësishëm. Media ka detyrë të informojë publikun për cilësinë e produktit. Janë edhe burim informacioni për nisjen e hetimeve. Marrëdhëniet e mëparshme nuk kanë aty ku duhet, ka pasur ngurrim apo rrjedhje. Kjo ka ardhur nga një sjellje jo profesionale. Do të ketë një koordinator për raportin me median. E rëndësishme është që publiku duhet të informohet në kohë, aq sa lejohet nga sekreti hetimor, por edhe në fund të hetimeve". Duke u ndalur te ndarja e punës, ai ashtu si Dumani theksoi se "Duhet të kemi dy seksione, krimit të organizuar dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë". Por cfarë do të bënte më shumë Kraja nëse do të kthej pas? "Në raport me sjelljen do të mundohem që të jem më agresiv. Kemi dështuar në ndëshkimin e korrupsionit në nivel të lartë ose krimit te organizuar. Situata është shqetësuese. Nga pamja ligjore jemi të mbrojtur duket zbatimi korrekt i ligjit në praktike. Pavarësia e prokurorëve do të garantojë suksesin e këtij institucioni'.

Pjesë e planit të tij të drejtimit është edhe bashkëpunimi me ndërkombëtarët.

'Do të nge sektorin e bashkëpunimit me ndërkombëtarët. Duhen rinovuar marrëveshjet me homologët, duhet vlerësuar nevoja edhe për kontakte të reja. Duhet të jemi serioz, profesional dhe të besueshëm, prokurorët i  kanë këto cilësi. Reforma nuk do të ishte realizuar pa kontributin e ndërkombëtarëve. I bëj thirrje misionit të drejtësisë së BE dhe SHBA të sjellin sa më shpejt ekspertë për të ngritur Byronë Kombëtare të Hetimit, shtoi Kraja.

Antëtari i KLP, Vatë Staka, e pyeti Krajën mbi mënyrën sesi ai planifikon të plotësojë organikën e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Në përgjigje të kësaj ai parashtroi dy mënyra:

 'Nga 15 prokurorë që ka caktuar KLP për nisjen e SPAK, kemi vetëm 8. Kemi 2 mundësi ligjore për plotësim: drejtuesi mund të caktojë një prokuror të përkohshëm që plotëson kriteret për të ushtruar veprimtari në SPAK. E dyta, drejtuesi i SPAK mund t’i kërkojë Prokurorisë së Përgjithshme prokurorë për një detyrë specifike në SPAK'.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Brenda 24 orëve, arrestohen 5 persona në Vlorë, 3 prej tyre ishin në kërkim
‘Shpërthen’ nga foltorja e Kuvendit, Musa Ulqini: Kush i financon pronarët e portaleve? Politika, droga apo mafia? »
Article Logic
Execution time: 0.0096309185028076
array(1) { ["section"]=> string(150) "kandidat-per-fronin-e-spak-arben-kraja-para-klp-beteja-me-korrupsionin-eshte-humbur-do-e-rikthej-si-kurre-me-pare-ligji-per-mua-sundon-miqesine-189738" }