Kandidat për Kryeministër, Albin Kurti: Erdhi dita të thyejnë qafën ata që shkatërruan Kosovën

Publikuar tek: rajon, më 20:44 14-09-2019 Kandidat për Kryeministër, Albin Kurti: Erdhi dita të thyejnë qafën ata që shkatërruan Kosovën Albin Kurti, kreu i VV gjate takimit ne Prishtine

Albin Kurti, kreu i Vetëvendosjes dhe njëherësh kandidat për kryeministër, shprehet se ka ardhur koha që  ta thyejnë qafën ata që e dëmtuan ekonominë, zvogëluan popullsinë dhe prishën imazhin e vendit.

“Shumë na e kanë dëmtuar ekonominë dhe drejtësinë, na e kanë zvogëluar popullsinë dhe na e kanë prishur imazhin, por erdhi dita që ata të thyejnë qafën e ne ta kthejmë shpresën, gëzimin dhe nderin për vendin”, është shprehur Kurti. 

Fushata zgjedhore dhjetëditëshe zyrtarisht fillon më 25 shtator por partitë në Kosovë po intensifikojnë përditë dhe më shumë veprimet e tyre.

Lëvizja Vetëvendosje prezantoi në Prishtinë kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Albin Kurti premtoi se ndër vendimet e para që do të marri kur të bëhet kryeministër, do të jetë reduktimi i shpenzimeve qeveritare, duke zvogëluar numrin e zëvendëskryeministrave, ministrave dhe këshilltarëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023733854293823
array(1) { ["section"]=> string(99) "kandidat-per-kryeminister-albin-kurti-erdhi-dita-te-thyejne-qafen-ata-qe-shkaterruan-kosoven-178455" }