Kandidat për Kryeprokuror, Komisioneri Publik nuk ankimon vendimin e KPK për Olsian Çelajn

Publikuar tek: aktualitet, më 10:41 24-09-2019 Kandidat për Kryeprokuror, Komisioneri Publik nuk ankimon vendimin e KPK për Olsian Çelajn Olsian Çelaj

Komisioneri Publik nuk ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të prokurorit Olsian Çelaj.

Ndërkohë, Çelaj është kandidat për Prokuror të Përgjithshëm.

Për shkak se Komisioneri Publik nuk kishte marrë një vendim për ankimimin ose jo të vendimit të KPK për prokurorin Çelaj, KLP shtyu dje mbledhjen për miratimin e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.

Mbledhja e radhës e KLP do të mbahet nesër në orën 10:00, ndërsa të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, ERALIUS, OPDAT dhe vëzhgues të tjerë.

Sakaq, Prokurori Çelaj shihet si kandidati më i fortë përballë Arta Markut për postin e Kryeprokurorit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025677919387817
array(1) { ["section"]=> string(96) "kandidat-per-kryeprokuror-komisioneri-publik-nuk-ankimon-vendimin-e-kpk-per-olsian-celajn-179583" }