Kandidat për Kushtetuesen, KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Tiranës

Publikuar tek: aktualitet, më 08:51 18-07-2019 Kandidat për Kushtetuesen, KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Tiranës Ilir Mustafaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtarin e Tiranës, Ilir Mustafaj.

Mësohet se Mustafaj i cili është edhe kandidat për Gjykatën Kushtetuese, ka probleme me pasurinë.  Për pasojë KPK ka vendosur shkarkimin e tij nga detyra.

Nga seanca dëgjimore e zhvilluar në herët në KPK, rezultoi se Mustafaj kishte mospërputhje të deklaratës së vettingut me atë vjetore si dhe mospërputhje në çmimin dhe sipërfaqen e pasurive.

Një apartament me sipërfaqe 120 metra katrorë, Mustafaj, në deklaratën e vettingut ka thënë se e ka blerë për 40 mijë euro, ndërsa në deklaratën e vitit 2007, s’deklarohet kjo pasuri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071840286254883
array(1) { ["section"]=> string(76) "kandidat-per-kushtetuesen-kpk-shkarkon-nga-detyra-gjyqtarin-e-tiranes-172571" }