Kandidate e 'Nismës Thurje' në zgjedhjet e 25 prillit, Rudina Hajdari: Erdhi natyrshëm, lufta ndaj oligarkisë politike na bëri ekip

Publikuar tek: politike, më 21:27 30-11-2020 Kandidate e 'Nismës Thurje' në zgjedhjet e 25 prillit, Rudina Hajdari: Erdhi natyrshëm, lufta ndaj oligarkisë politike na bëri ekip Rudina Hajdari

Deputetja, Rudina Hajdari ka sqaruar arsyet që e shtynë për të qënë pjesë e 'Nismës Thurje' në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.  

Në emisionin "Real Story", Hajdari pranoi se bashkëpunimi nisi natyrshëm, teksa shtoi se lufta me establishmentin ishte një ndër pikat e duhura për tu bërë një ekip.

”Mendoj se ka qenë një bashkëpunim i natyrshëm. E filluam para një viti e gjysëm, kur Nisma Thurje prezantoi nismën për ndryshimin e sistemit. Duke qenë një nga aktoret kryesore për këtë, erdhi në mënyrë organike dhe ndjej krenari tani që i përfaqësova në Kuvend dhe e çova iniciativën përpara. Unë nuk kisha ndonjë pushtet të posaçëm që ta realizoja si nismëtarët e 50 mijë firmat, por u përpoqa të lë një shenjë. Mendoj që atëhere kemi pasur bashkëpunim. Duke parë rolin që ka pasur Shabani, Soko. Për të pasur një luftë me establishmentin, ishte iniciativë e duhur për të bashkuar forcat, për t’u bërë një ekip. Nuk e kemi luksit të bëhemi pjesë e një ideologjie. E majta dhe e djathta e ka humbur ideologjinë. Ne përfaqësojmë ata që nuk përfaqësohen nga klasa politike 30-vjeçare,”- tha Hajdari.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Largimi i Ramës në EBA ishte ikje nga problemi’, Basha: Po shpenzohen para për tendera të panevojshëm qytetarët po kalojnë dimrin e dytë në çadra
‘Nuk ka punë Rama të japë çelësa’, Basha: Kur isha unë ministër nga përmbytja në Shkodër nuk pati asnjë të vdekur »
Article Logic
Execution time: 0.010701894760132
array(1) { ["section"]=> string(133) "kandidate-e-nismes-thurje-ne-zgjedhjet-e-25-prillit-rudina-hajdari-erdhi-natyrshem-lufta-ndaj-oligarkise-politike-na-beri-ekip-229702" }