Kandidate për Gjykatën Kushtetuese, Elsa Toska konfirmohet në detyrë

Publikuar tek: aktualitet, më 17:17 12-02-2019 Kandidate për Gjykatën Kushtetuese, Elsa Toska konfirmohet në detyrë

Kalon sitën e vettingut Elsa Toska, këshilltare ligjore prej 12 vitesh dhe kandidate për anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Toskën, pasi vlerësoi se plotëson tri kriteret e vlerësimit atë të ligjshmërisë, të pasurisë dhe kriteret etiko-profesionale.

Procesi i rivlerësimit u bë nga trupi gjykues i kryesuar nga Valbona Sanxhaktarit, me relatore Genta Tafa (Bungo) dhe anëtar Lulëzim Hamitaj.

Elsa Toska ka mbaruar fakultetin e Drejtësisë në vitet 1996-2000 si dhe doktoraturën për ligjin kushtetues dhe atë administrativ. Toska e ka filluar karrierën si ndihmës/komisionere e Avokatit të Popullit dhe prej vitit 2007 punon si këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese.

Ajo ka punuar gjithashtu si pedagoge në disa universitete në vend si dhe ka bashkëpunuar në rolin e ekspertet me një sërë organizatash ndërkombëtare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0048038959503174
array(1) { ["section"]=> string(74) "kandidate-per-gjykaten-kushtetuese-elsa-toska-konfirmohet-ne-detyre-152519" }