Kandidate për SPAK, prokurorja e Tiranës nesër në VETTING, si ka ndryshuar pasuria në vite

Publikuar tek: aktualitet, më 23:47 15-07-2019 Kandidate për SPAK, prokurorja e Tiranës nesër në VETTING, si ka ndryshuar pasuria në vite Foto ilustruese

Prokurorja e Tiranës, njëherazi kanidate për Strukturën e Posaçme Anti- Korrupsion, SPAK, Elida Kaçkini Celami do të përballet të martën në orën 11:00, me Komisioni e Pavarur të Kualifikimit. 

Trupa e KPK-së që ka kryer rivlerësimin e Kaçkinit përbëhet Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine dhe Etleda Çiftja. Kaçkini e ka filluar karrierën e saj në vitin 2006 në Prokurorinë e Tiranës. Bashkëshorti i saj Bezart Kaçkini është gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë që përpara fillimit të detyrës në vitin 2006, subjekti kishte një pasuri prej 488,288 lekë. Në fund të vitit 2017, pasuria e saj e deklaruar familjare kap vlerën 3.9 milionë lekë, duke regjistruar një rritje mesatare vjetore prej 290 mijë lekë.

Kjo pasuri përbëhet nga 2.5 milionë likuiditete në bankë, 388 mijë lekë cash, pasuri të luajtshme me vlerë 750 mijë lekë dhe huadhënie me vlerë 300 mijë lekë.

Të ardhura e subjektit gjatë periudhës së deklarimit kapin vlerën 17.2 milionë lekë, 98 % e të cilave vijnë nga paga për shkak të funksionit dhe paga e bashkëshortit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 11 deklaratat që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, asnjëra prej tyre nuk rezulton me probleme.

Elida-Kackini-Celami.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02249002456665
array(1) { ["section"]=> string(95) "kandidate-per-spak-prokurorja-e-tiranes-neser-ne-vetting-si-ka-ndryshuar-pasuria-ne-vite-172328" }