Kandidatët e skualifikuar, do kenë tjetër shans? Basha: Anëtarësia ka folur, vendimin përfundimtar do e japë Kryesia dhe Këshilli

Publikuar tek: politike, më 14:37 26-10-2020 Kandidatët e skualifikuar, do kenë tjetër shans? Basha: Anëtarësia ka folur, vendimin përfundimtar do e japë Kryesia dhe Këshilli Kreu i PD Lulzim Basha

Kreu i PD Lulzim Basha ka thënë se për kandidatët e skualifikuar nga Komisioni i Vlerësimit, do të thotë fjalën e fundit Kryesia e Partisë dhe Këshilli Kombëtar.

I pyetur nga gazetarët në konferencë për mediat, nëse do ketë një mundësi tjetër për emrat e skualifikuar, Basha tha: Raporti i Komisionit do shqyrtohet nga Kryesia dhe Këshilli Kombëtar. Unë falenderoj anëtarët e Komisionit për punën voluminoze gjatë gjithë verës. Anëtarësia ka folur dhe organet vendimmarrëse, Kryesia dhe Këshilli Kombëtar, bazuar mbi të gjitha këto propozime, pasi të shqyrtojnë raportin e Komisionit, do marrin vendimin përfundimtar siç e ka statuti.

Gjithashtu, kreu i PD vlerësoi punën e Komisionit të Vlersimit të kandidatëve, dhe tha se në rajon nuk ekziston fare si proces.

“Ky proces nuk ekziston fare në rajon, madje bëhet rrallë dhe në vendet europiane. Është një tregues i një fryme ndryshimi, i një përqasje të re e cila zhvillohet brenda PD. Ndaj jo më këto quhet Demokratike se i dha fund totalitarizimit. Është një shenjë e qartë si në do konceptojmë qeverisjen nesër”, përmbylli Lulzim Basha, kreu i PD.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhen pyetjet e Metës drejtuar Komisionit të Venecias: Duam opinion URGJENT për ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor
Gafa e Pampurit "11x2=24", Rama qesh me lot dhe ironizon: Tabela e shumëzimit në PD ka virusin lule më lule »
Article Logic
Execution time: 0.013411998748779
array(1) { ["section"]=> string(132) "kandidatet-e-skualifikuar-do-kene-tjeter-shans-basha-anetaresia-ka-folur-vendimin-perfundimtar-do-e-jape-kryesia-dhe-keshilli-225206" }