Kandidatët për anëtar të KLGJ kanë mungesë dokumentacioni, Kuvendi: 5 ditë për t’i plotësuar

Publikuar tek: aktualitet, më 16:40 17-05-2017 Kandidatët për anëtar të KLGJ kanë mungesë dokumentacioni, Kuvendi: 5 ditë për t’i plotësuar

Kuvendi i Shqipërisë i ka nisur një letër drejtoreshës së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera, duke e informuar për mungesën e dokumenteve të kandidatëve për anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga Avokatia.

Disa nga mungesat në dokumentacion janë vërtetim nga tatimet, vërtetim të gjendjes gjyqësore dhe licencë për ushtrimin e profesionit të avokatit. Kuvendi ka dhënë 5 ditë afat për plotësimin e dokumenteve që mungojnë.

Njoftimi:

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të nenit 35 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, pas depozitimit të listës së kandidatëve nga Avokatia për anëtar të KLGJ-së, përcjellë në Kuvendin e Shqipërisë më datë 15 maj 2017 nga Komisioni i Pavarur Ad-Hoc i ngritur pranë Avokatit të Popullit, është duke kryer procedurat e verifikimit për plotësimin e kushteve ligjore të kësaj liste bazuar në dokumentacionin shoqërues të kandidatëve për KLGJ nga avokatia, që parashikon Kushtetuta dhe neni 19 i ligjit 115/2016.

Në përmbushje të detyrimeve ligjore të përcaktuara për Sekretarin e Përgjithshëm

pikat 2,3 dhe 4 të nenit 35 të ligjit të sipërcituar, ky i fundit gjatë verifikimit, ka konstatuar se disa kandidatë të cilët sipas Komisionit Ad-Hoc të Verifikimit pranë Avokatit të Popullit janë vlerësuar se plotësojnë kriteret kushtetuese dhe ligjore, kanë mangësi në dokumentacion ligjor, që provon plotësimin e parashikimeve të nenit 19 të ligjit.

Për sa më sipër, Sekretari i Përgjithshëm bazuar në parashikimet e pikës 3 të nenit 35 të ligjit, i ka komunikuar këtyre kandidatëve sot më datë 17 maj 2017, përmes postës elektronike të deklaruar, mangësitë që kanë në dosje duke përcaktuar një afat 5 ditor (brenda datës 22 maj 2017) plotësimin e dokumentacionit të kërkuar.

Gjithashtu, Sekretari i Përgjithshëm paralelisht iu është drejtuar zyrtarisht edhe institucioneve shtetërore përkatëse, sipas fushës së tyre të përgjegjësisë për të përcjellë këtë dokumentacion të munguar në dosjet e kandidatëve të cilët sipas Komisionit Ad-Hoc të Verifikimit pranë Avokatit të Popullit janë vlerësuar se plotësojnë kriteret kushtetuese dhe ligjore.

Në zbatim të nenit 286 të ligjit 115/2016, Sekretari i Përgjithshëm ka vënë në dijeni me shkresën 1450/1 datë 15.5.2017 dhe 1450/2 datë 17.5.2017 edhe Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit për të gjithë veprimet e mësipërme të deritanishme të ndjekura prej tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hidhen në erë dy shtylla të tensionit të lartë në Krujë
Marrëdhënie seksuale mes ushtarëve në komunizëm, ish- zyrtari publikon dokumentin flagrant »
Article Logic
Execution time: 0.01322603225708
array(1) { ["section"]=> string(96) "kandidatet-per-anetar-te-klgj-kane-mungese-dokumentacioni-kuvendi-5-dite-per-t-i-plotesuar-78971" }