Kandidatët për deputetë të PD, Grida Duma: Unë i besoj rekomandimeve të demokratëve, do marrim një listë të fortë fituese

Publikuar tek: politike, më 13:59 20-08-2020 Kandidatët për deputetë të PD, Grida Duma: Unë i besoj rekomandimeve të demokratëve, do marrim një listë të fortë fituese

Ish-deputetja e PD Grida Duma nuk ndahet nga politika pavarësisht ditëve të nxehta të gushtit e pushimeve.

Duma kritikoi ashpër qeverinë nga ekrani i News 24 për faktin që ka vendosur të hapë shkollat pa pasur më parë një plan të kalkuluar mirë në kushtet e pandemisë COVID.

Më tej, Duma foli edhe për përzgjedhjen e kandidatëve të PD për të cilët tha se në fund do të dalë një listë me integritet, e fortë, fituese.

DUMA PËR COVID DHE VENDIMIN PËR HAPJEN E SHKOLLAVE

"Covid 19 është një nga infeksionet virale që nuk ka një protokoll të qartë, ndryshe sillet te të rriturit, ndryshe te ata që kanë patologji, disa nuk kanë simptoma.

Qeveria duhet automatikisht të jetë e gjitha në këtë situatë që të përballojë të papriturën, të mos bëjë pushim.

Ne marrim vendimin të hapim shkollat me 150 të infektuar në ditë.  Edhe shkenca nuk është e unifikuar për COVID ama dihet një gjë: Nuk lihet paqs asnjë plas e asnjë masë.
Jemi tre javë para fillimit të shkollës dhe nuk dimë asgjë. Si do ia shjegosh psikologjikisht fëmijës mos vrapojë në korridor të takojë shokët? Asgjë. Tre javë para fillimit të shkollës, një paqartësi e kaos total.

Nëse nuk ka financim nuk ka asnjë prioritet.

Cila është strategjia që matet për të shkuar drejt këtij vendimi pa pasur masat dhe pa i kalkuluar ato. PSh. në cilat shkolla ne kemi mundësinë të mbajmë distancën mbrojtëse, në cilat ne e dimë që do mbahen maskat nga të gjithë, në cilat shkolla ka buxhet higjienizimi? Ka të dhëna shkencore që fëmijët e marrin më pak e transmetojnë më shumë Në këtë situatë të paqartësisë, përllogaritja duhet bërë shkollë pas shkolle. Në cilat zona janë bërë diagnostikime, ku janë zonat me më shumë ajrosje? Tirana dhe Durrësi ka ndotjen më të lartë teksa kushti i parë në botë është ajrosja e ambienteve. Më thoni kapacitetet e mësuesve tanë për 6 orë fizikisht e 6 online.

Marrja e vendimit për të hapur shkollën duhet të nisë përmes një lloj diagnostikimi. S’ka nevojë të shpikim rrotën. Marrim shembuj. Ka disa vende si Britania që e kanisur që 12 vjec sepse mendojnë që online nuk mund ta bëjë klasa 1-2-3. Duhet transparencë me nxënësin e prindërin. Mua dhe PD na shqetëson marrja e vendimit pa marrë një plan masash."

DUMA PËR PËRZGJEDHJEN E KANDIDATËVE TË PD

“Komisioni i Vlerësimit ka nisur punën me parakushtet për një proces të mirë. Procesi ka disa etapa në këtë palë zgjedhje për t’u futur në një betejë që shqiptarët po e presin me padurim, betejë të fitores.

Figura e pastër e përfaqësuesit, figura me integritet, anëtarët e komisionit i gëzojnë kushtet për të pasur filtra të mirë dhe pritet rezultati për atë që quhet etapë e parë.

Besoj se në këtë proces do marrim një listë me integritet e listë të fortë fituesi.

Padyshim që ajo që e bën më të qartë e më kompakte është votimi i anëtarësisë. Anëtarësia e PD për mua është filtri më i mirë në absolut, sipas asaj që përbën 80% e listës sepse 20% do jetë për atë që quhet hapje e partisë. Unë i besoj rekomandimeve të demokratëve, atë që deri sot kanë votuar.”

Opozita në një listë të vetme?

“Pavarësisht që Rama mund të thotë, ky është parlamenti, ne e votuam kështu…, të gjitha këto janë lojëra, palët që vendosin për rregullat e lojës janë palët që marrin pjesë në lojë. Kjo është shkelur.

Por kjo mbetet për t’u parë në shtator. Pavarësisht formulës maksimizuese, asnjë gjë nuk ka për ta cënuar unifikimin e kampit opozitar aty ku është. E bëri shumë të lexueshme Rama lojën e vet dhe po përpiqet të përçajë. 

Aleatët opozitarë i shoh më të afërt dhe më të qartë në strategjinë opozitare se ç’mund t’i kem parë një muaj më parë".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD publikon dokumentin: Janë më shumë se 500 sigurimsa të tjerë që punojnë në Polici
Kriza në Bjellorusi, Rama: Disa shqipe të politikës së madhe po vrerosen pse s’kam shkuar në Minsk! Aty nuk shkohet për ‘selfie’! Unë jam krenar për… »
Article Logic
Execution time: 0.013244867324829
array(1) { ["section"]=> string(125) "kandidatet-per-deputete-te-pd-grida-duma-une-i-besoj-rekomandimeve-te-demokrateve-do-marrim-nje-liste-te-forte-fituese-217687" }