Kandidatët e PD në Berat, anëtarësia lë jashtë ish-deputetin milioner Astrit Veliaj, pronari i universitetit UFO (PASURIA)

Publikuar tek: politike, më 19:33 28-09-2020 Kandidatët e PD në Berat, anëtarësia lë jashtë ish-deputetin milioner Astrit Veliaj, pronari i universitetit UFO (PASURIA) Astrit Veliaj

Mbrëmjen e sotme ka përfunduar procesi i votimit për kandidatët për deputetë në Degën e Partisë Demokratike Berat.

Nga votimi kanë dalë 10 kandidatë që do të vijojnë garën për pjesën tjetër të procesit përzgjedhës, teksa bie në sy mungesa e ish-deputetit milioner, prej dy mandatesh në PD, Astrit Veliaj.

Screenshot_5.jpg

4_copy.jpg

Veliaj prej vitit 2000 e në vijim është President i shoqërisë UFO shpk., Albanian University. 

Po t'i hedhim një sy deklaratës së pasurisë së ish-deputetit, duhet thënë se ai është një prej personave më të pasur në Shqipëri. Eshtë miliarder dhe ka pasuri të konsiderueshme në prona private, sende me vlerë dhe llogari bankare.

Ka 24 apartamente me vlerë 3.5 milionë euro.

Pasuri të paluajtshme në vlerë 2.5 milionë euro

Llogari bankare mbi 500 mijë euro

Persona të tjerë I kanë borxh 1.4 milionë euro afërsisht.

Dhe për më tepër, ish-deputeti ka deklaruar se ka blerë tre piktura me vlerë 220 mijë euro. Raporton se ka tre makina me vlerë 15 mijë euro, 72 mijë dollar, dhe 23 mijë euro.

Pronar i Universitetit Ufo me filiale në disa rrethe, vazhdon të merret me biznes.

Screenshot_1.png

33.png

Screenshot_3.png

Screenshot_4.png

Screenshot_5.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010781049728394
array(1) { ["section"]=> string(139) "kandidatet-per-deputete-te-pd-ne-berat-anetaresia-le-jashte-ish-deputetin-milioner-astrit-veliaj-pronari-i-universitetit-ufo-pasuria-222000" }