Kandidati i pavarur i Sarandës pranon rezultatin, uron kundërshtarin për fitoren

Publikuar tek: politike, më 19:37 01-07-2019 Kandidati i pavarur i Sarandës pranon rezultatin, uron kundërshtarin për fitoren

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Sarandës, Ilir Nikolla ka reaguar pas mbylljes së procesit të numërimit të votave.

Nikolla arriti të marrë një numër të konsiderueshmë votash, 1,791, por të pamjaftueshme përballë kundërshtarit nga Partia Socialiste Adrian Gurma i cili mori 7,408 vota.

Megjithatë Nikolla falenderon të gjithë ata që e votuan si dhe i uron suksese kryebashkiakut të ri të qytetit bregdetar.

Reagimi:

Të dashur miq,

Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen në këto zgjedhje lokale.

Perceptimi i përgjithshëm politik dhe situata aktuale shumë-dimensionale patën rolin e tyre në rezultatin e garës.

1791 vota përkthehen në 1791 njerëz që e përqafuan alternativën time pa kushtëzim politik, 1791 votues që u treguan mendjehapur drejt një demokracie më të shëndetshme.

Jam shumë mirënjohës ndaj jush, që më besuat pa kushte, që e ushtruat vullnetin tuaj përtej prapavijës politike.

Vizioni im për Bashkinë Sarandë u bazua tek transparenca dhe dëshira për të përmirësuar çdo aspekt në të cilin kjo Bashki ka ndikim.

Gjej rastin t’i uroj suksese z.Gurma, duke shpresuar në një drejtim të mirë dhe efektiv të Bashkisë Sarandë nga ana e tij.

E mira e Sarandës është e mira e çdokujt prej nesh!

Faleminderit edhe njëherë miqtë e mi!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032526969909668
array(1) { ["section"]=> string(86) "kandidati-i-pavarur-i-sarandes-pranon-rezultatin-uron-kundershtarin-per-fitoren-170734" }