Kandidati i PD-së i zhgënjyer nga vota:Bëfshin atë që premtuan për Kolonjën, humbëm betejën, jo luftën

Publikuar tek: politike, më 08:50 23-06-2015 Kandidati i PD-së i zhgënjyer nga vota:Bëfshin atë që premtuan për Kolonjën, humbëm betejën, jo luftën

Kandidati i djathtë që garonte për bashkinë e Kolonjës, Viktor Duro ka mbetur i zhgënjyer nga vota e qytetarëve. Në një postim në Facebook Duro shkruan se ndonëse e humbi betejnë nuk e ka humbur ende luftën. Ai kandidonte përballë kandidatit të ASHE-së, Arben Malo.

“Nuk ndodhi! Faleminderit, gjithë atyre që me shpirt u munduan dhe shpresuan të ndodhte! Atyre që e penguan të ndodhte u urojmë: mos u zhgënjefshi! Jeta është e gjitha luftë! Ne kemi humbur një betejë por jo luftën! Fituesit i urojmë! Bëfshin atë që premtuan për Kolonjën. Ne do na kenë përballë, për tua kujtuar premtimet e bëra!”, shkruan Duro në profilin e tij në rrjetet sociale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03243088722229
array(1) { ["section"]=> string(106) "kandidati-i-pd-se-i-zhgenjyer-nga-vota-befshin-ate-qe-premtuan-per-kolonjen-humbem-betejen-jo-luften-14401" }