Kandidati i rëndësishëm i PS-së braktis fushatën elektorale, arsyeja është MADHORE

Publikuar tek: aktualitet, më 10:41 08-05-2017 Kandidati i rëndësishëm i PS-së braktis fushatën elektorale, arsyeja është MADHORE

Kandidati për deputet, i treti në listën e PS-së për Gjirokastrën, Flamur Golemi, lë fushatën elektorale për një arsye madhore: Pacientët

Golemi është i vetmi mjek okulist në Gjirokastër dhe thotë se takimet elektorale presin por jo pacientët të cilët kanë nevojë për ndihmën e tij.

“Takimet për fushatën elektorale presin, por jo pacientët që kërkojnë mjekim. Ata janë më të rëndësishëm se çdo angazhim tjetër, prandaj nuk përtoj asnjëherë t’i gjendem pranë sa herë kanë nevojë për mua. Operacioni me Violetën doli shkëlqyer dhe brenda pak ditësh do të rikuperohet plotësisht. Me të njëjtin përkushtim dhe gatishmëri që kam ndaj pacientëve, do të jem edhe pas 18 qershorit si deputet i qarkut Gjirokastër. Unë e shikoj politikën si mjet për t’i shërbyer njerëzve. Me këtë parim jam nisur që në ditët e para të angazhimit tim në PS dhe do të vazhdoj të besoj kështu. Siç kam qenë dhe mbetem mjeku i të gjithëve, do jem gjithashtu edhe deputeti i të gjithëve. Radhët e mbështetësve shtohen dita-ditës. Bashkë do të shënojmë një fitore historike më 18 qershor”, shkruan kandidati.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndalohet në Rinas me pajisjen e dyshimtë shtetasi grek, e ngjashme me atë të izraelitit
Sërish lëvizje në Policinë e Shtetit, kush janë shefat që ndryshojnë në gjithë qarqet e Shqipërisë »
Article Logic
Execution time: 0.010852098464966
array(1) { ["section"]=> string(87) "kandidati-i-rendesishem-i-ps-se-braktis-fushaten-elektorale-arsyeja-eshte-madhore-77868" }