Kandidati për Skraparin dha dorëheqjen, Patozi: Deputeti dhe i zgjedhuri i PS e kërcënuan, LSI është shumë e fortë atje, votat e tyre...

Publikuar tek: politike, më 22:08 24-05-2019 Kandidati për Skraparin dha dorëheqjen, Patozi: Deputeti dhe i zgjedhuri i PS e kërcënuan, LSI është shumë e fortë atje, votat e tyre...

Kreu i Partisë Bindja Demokratike Astrit Patozi shprehet se kandidati i kësaj partie që ishte në garë për bashkinë e Skraparit dha dorëheqjen pasi u kërcënua nga njerëzit e PS.

Në emisionin Zonë e Lirë, Patozi tha se LSI është shumë e fortë dhe ka shumë vota në Skrapar dhe nëse votat e saj i shkonin Bindjes, PS do të humbte ndaj e hoqi kandidatin e tyre.

'As PD dhe as LSI nuk e hoqën, PS nuk donte që të kishte ferra nëpër këmbë. Po them që ai deputeti i zonës atje dhe kandidati, e kërcënuan dhe e hoqën. Interesi është ky, ka një faktor LSI që është shumë i fortë aty dhe nëse ky faktor bëhet me ne dhe na shikon më shumë çfarë bëhet? Nëse bëhet me këtë tonin faktori i LSI, fitonim ne dhe prandaj PS e hoqi se humbisnin Skraparin', tha Astrit Patozi.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021488904953003
array(1) { ["section"]=> string(136) "kandidati-per-skraparin-dha-doreheqjen-patozi-deputeti-dhe-i-zgjedhuri-i-ps-e-kercenuan-lsi-eshte-shume-e-forte-atje-votat-e-tyre-165598" }