Kandidati socialist për deputet publikon axhendën e Ramës më 9 dhjetor, ja çfarë u kërkon më parë banorëve

Publikuar tek: politike, më 13:28 06-12-2017 Kandidati socialist për deputet publikon axhendën e Ramës më 9 dhjetor, ja çfarë u kërkon më parë banorëve ilustruese

Kandidati socialist për deputet në rrethin e Pukës, Paulin Luli ka publikuar axhendën e kryeministrit Edi Rama të pas tre ditëve.

Më datë 9 dhjetor Rama pritet të vizitojë Pukën dhe të njihet me projektet më të fundit të rilindjes urbane si Shëtitorja, Fasadat, rikualifikimi i liqenit të Pukës, 24 banesat e reja dy-katëshe etj.

Ndër të tjera, Luli u kërkon banorëve që të jenë të gjithë të pranishëm në palestrën e gjimnazit të sapondërtuar, për të diskutuar lidhur me platformën për Shqipërinë që Duam.

“Kryeministri Edi Rama visiton Pukën.
Datë 9 Dhjetor 2017
14:30 Ardhja në Pukë.
Inspektimi i Rilindjes Urbane të Pukës.Qendra, Shëtitorja, Fasadat, rikualifikimi i liqenit të Pukës, 24 banesat e reja dy-katëshe,
Gjimnazin e rikonstrukturuar Sabah Sinani dhe Palestrën e re.
Bashkëqeverisja me njerëzit: Prezantimi i platformës për Shqipërinë që Duam (Te gjithë tek Palestra.)
Jeni të ftuar të gjithë pa përjashtim.
Ju mirëpresim.
Ju lutem shpërndajeni.Faleminderit”, shkruan Luli.

 

paulin_luli.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.076049089431763
array(1) { ["section"]=> string(112) "kandidati-socialist-per-deputet-publikon-axhenden-e-rames-me-9-dhjetor-ja-cfare-u-kerkon-me-pare-banoreve-102151" }