Kandidimi për anëtar në Gjykatën e Lartë, Pupe: Do kontribuoj në rritjen e besimit të publikut te procesi gjyqësor

Publikuar tek: aktualitet, më 12:06 27-02-2020 Kandidimi për anëtar në Gjykatën e Lartë, Pupe: Do kontribuoj në rritjen e besimit të publikut te procesi gjyqësor Pupe

KLGJ ka nisur intervistat për kandidatët për anëtar në Gjykatën e Lartë dhe një prej tyre është Ervin Pupe.

Gjatë intervistës Ervin Pupe i përzgjedhur në profilin civil,  ka deklaruar se do të kontribuojë në rritjen e sigurisë dhe besimin e publikut te sistemi gjyqësor, pasi sipas tij ka humbur.

“Do të kontrubuoj në rritjen e sigurisë tek publiku. Këto janë garanci të kandidimit tim. Besoj se do tja dal nëse edhe këshilli do të më japë votëbesim.

Nxitja ime për të kandiduar në këtë vend vakant është të kontribuoj sadopak në rritjen e besimit të publikut te procesi gjyqësor përmes vendimarrjes. Në perceptimin tim, si njeri i praktikës, çmoj  se vendimi gjyqësor është interpretim i ligjit.  Duke iu referuar shpesh çështjes së rikthimit të besimit të besimit te sistemi gjyqësor”, thotë ai.

Tre kandidatët e kualifikuar për anëtar të Gjykatës së Lartë, janë Sokol Sadushi, Ervin Pupe, Ilir Panda dhe aktualisht sapo ka filluar intervista e parë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074338912963867
array(1) { ["section"]=> string(119) "kandidimi-per-anetar-ne-gjykaten-e-larte-pupe-do-kontribuoj-ne-rritjen-e-besimit-te-publikut-te-procesi-gjyqesor-196621" }