“Kanë 30 vjet mblidhen fizikisht në tavolinë e tallen, tani po e shohin veten nga ekrani, show i pështirë", Myslim Murrizi tallet me Këshillin e Sigurimit të Metës

Publikuar tek: politike, më 21:22 25-03-2020 “Kanë 30 vjet mblidhen fizikisht në tavolinë e tallen, tani po e shohin veten nga ekrani, show i pështirë FotoMontazh: Mbledhja e Keshillit te Sigurise Kombetare - Myslim Murrizi

Deputeti Myslim Murrizi e quan shou-n e radhës mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, i cili u zhvillua online, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

“Keta kane 30 vjet qe mblidhen ne tavoline e fizikisht dhe vetem jane tallur e kane vjedhur shqiptaret”, shkruan Murrizi, ndërsa me ironi shton “Tani duke qene larg njeri tjetrit dhe e shohin me ekran” besoj” qe do ta rregullojne.”

Gjithashtu, Murrizi ironizon dhe planin e masave të qeverisë për parandalimin e përhapjes së covid-19, duke shkruar “Ky varianti qe te shtune e te djele ne izolim total dhe nga e hena gjer te premten bredhje tufa tufa ne çdo lokal, nuk e di se ku eshte kopjuar ose cili protokoll e ka?”

STATUSI I PLOTË I MYSLIM MURRIZIT:

MBLEDHJET ONLINE SHOU I RADHES I TE NJENJTEVE AKTORE TE TEATRIT TE PESHTIRE POLITIK

Keta kane 30 vjet qe mblidhen ne tavoline e fizikisht dhe vetem jane tallur e kane VJEDHUR SHQIPTARET

Tani duke qene larg njeri tjetrit dhe e shohin me ekran” besoj” qe do ta rregullojne

KESHILLI I SIGURISE KOMBETARE ME KUSHTETUTE, ESHTE SI BASHKIMET PROFESIONALE DIKUR

Neni 168 i Kushtetutes pika 3 shprehet qarte se :

Keshilli i Sigurise Kombetare eshte organ keshillues i Presidentit te Republikes

Pra njelloj siç nje President tjeter emertoi nje strukture me “ veterane pensioniste” dhe i quajti “ keshilli i te urteve”

Por ndryshimi eshte se

“ keshilli i te urteve” nuk eshte cituar ne asnje nen te Kushtetutes

Ndersa Keshilli i jo te urteve por i hajduteve me emrin keshill i sigurise Kombetare, eshte sanksionuar ne Kushtetute( neni 168 pika 3)

Tani se çfare keshillash mund ti japin Presidentit per Pandemine dhe virusin convid-19 keta “ baballare” te MJEKESISE nuk besoj se ka Shqiptare ta dije

Por edhe se çfare keshille ,keshillimore pret Presidenti nga keta 9 politikan ku asnjeri nuk eshte MJEK, vetem Presidenti mund ta dije.

1 ka mbaruar per gjuhe,1 ka mbaruar anglisht, 1 ka mbaruar ekonomik,1 ka mbaruar shkenca politike,1 ka mbaruar per kimi, 1 ka mbaruar juridikun, 1 ka mbaruar oficer dhe Rama me Bashen me shkolle te mesme se njeri ka mare diplome per zhgarravina, tjetri pas 12 viteve por “anonime”si jurist-perkthyes dhe te dy vijne me katapult nga emigrant ne France e Hollandene ne“ lidera”per Shqiptaret

Nje gje nuk kam arritur ta kuptoj fare fare dhe ishalla mar ndonje shpjegim nga keshilli keshillimor i Presidentit

Ky varianti qe: te shtune e te djele ne izolim TOTALdhe nga e hena gjer te premten bredhje tufa tufa ne çdo lokal, nuk e di se ku eshte kopjuar ose cili protokoll e ka????????

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0085070133209229
array(1) { ["section"]=> string(165) "kane-30-vjet-mblidhen-fizikisht-ne-tavoline-e-tallen-tani-po-e-shohin-veten-nga-ekrani-show-i-peshtire-myslim-murrizi-tallet-me-keshillin-e-sigurimit-te-metes-200081" }