'Kanë 30 vjet që bëjnë kritika këta të Venecias', Murrizi: Nëse kanë harxhuar ndonjë lekë nafte këta...

Publikuar tek: aktualitet, më 21:59 02-12-2020 'Kanë 30 vjet që bëjnë kritika këta të Venecias', Murrizi: Nëse kanë harxhuar ndonjë lekë nafte këta... Myslim Murrizi

Deputeti Myslim Murrizi ka pranuar se 4 pikat e opinionit paraprak të Komisionit të Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë tjetër objekt nga ajo për çfarë ato u thirrën nga presidenti Ilir Meta.  

Në emisionin "Repolitix", Murrizi shtoi se Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Edi Rama dhe Lulzim Basha tremben nga referendumi, dhe se ai vetë ka shprehur idenë që kushtetuta të ndryshojë me 50 mijë firma.

"Katër pikat e Venecias janë tjetër objekt për çfarë janë thirrur nga presidenti. Ndryshimet kushtetuese janë legjitime, kodi ka hyrë në fuqi, të shmangen amendamente të tjera, këto lexoj.

S'ka pasur tentativë për të patur amendamente të tjera. Pika e tretë ka qenë një rekomandim jo i Venecia. Pika 3 është rekomandim që thotë të përmbahen. (kandidimi jo në 4 qarqe). I kam takuar 4 herë. Iu kam thënë se rrini nja 2 ose 3 vjet në Tiranë se su bë qameti. Në takim isha unë Hajdari, Stojku dhe Musai. Unë doja kushtetutë me 50 mijë firma. U kthy përgjigja negative nga Nisma Thurje. Nuk e di pse trembeshin nga referendumi Meta, Monika, Rama dhe Basha.

"Kanë 30 vjet që bëjnë kritika këta të Venecias, edhe në 98 kur u bë kushtetuta. Nëse kanë harxhu naj lek nafte këta iniciuesit e kësaj do u ketë shku naj lekë dëm. Se për çdo opinion paguhen. Ne kemi hy me kërkesë të tyre në axhendë i kemi taku të premten", tha Murrizi.




Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E tregon Pëllumb Pipero: Ja kur vjen vaksina anti-COVID në Shqipëri
Aksident në Dibër/ Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga; vdes pasagjeri, plagosen 3 të tjerë »
Article Logic
Execution time: 0.011270999908447
array(1) { ["section"]=> string(103) "kane-30-vjet-qe-bejne-kritika-keta-te-venecias-murrizi-nese-kane-harxhuar-ndonje-leke-nafte-keta-229966" }