‘Kanë aftësi të jashtëzakonshme’, prokurori italian flet për kriminelët shqiptarë: Marka ‘Bello’ është tregues absolut se...

Publikuar tek: bota, më 22:05 17-09-2020 ‘Kanë aftësi të jashtëzakonshme’, prokurori italian flet për kriminelët shqiptarë: Marka ‘Bello’ është tregues absolut se...

Operacioni “Los Blancos”, i koordinuar nga Prokuroria e Firences dhe që u shtri në shumë shtete shkatërroi një rrjet të madh trafiku kokaine, i cili kryesohej nga shqiptarë.

Nga 20 të arrestuarit, 12 janë shqiptarë, ndërsa “koka” e grupit ishte Elti Dizdari, i njohur ndryshe edhe si Denis Matoshi.

5.5 milionë euro dhe pothuajse 4 ton kokainë u sekuestruan nga policia, ndërkohë që vazhdojnë kërkimet për persona të tjerë të përfshirë në trafikun e kokainës.

Prokurori italian Federico Cafiero De Raho ka thënë në një konferencë për shtyp se kriminelët shqiptarë kanë aftësi të jashtëzakonshme, të cilat u demostruan nga operacioni “Los Blancos”.

“Ndonjëherë na shtyjnë të mendojmë se organizatat kriminale shqiptare janë të nivelit të dytë. Operacioni Los Blancos demonstron, megjithatë, se kriminelët shqiptarë kanë aftësi të mëdha duke u marrë drejtpërdrejt me kartelet e trafikantëve të drogës në Amerikën Latine, duke siguruar me ta marrëdhënie të qëndrueshme. Hetimet gjithashtu bënë të mundur për të konstatuar ekzistencën e një superstrukture kriminale shqiptare, një lloj ‘kupole’, nga e cila vinin direktivat strategjike”, tha prokurori.

“Ky është një operacion ndërkombëtar, megjithatë shumë i rëndësishëm, i cili ka sjellë në provë rolin e trafikantëve shqiptarë të drogës – shpjegoi prokurori kombëtar antimafia – Dhe tregoi sa i fortë është kapaciteti i organizatave kriminale shqiptare, të cilat kanë krijuar marrëdhënie të qëndrueshme me trafikantët e drogës në Amerikën e Jugut ”, shtoi ai.

Sipas prokurorit, organizatat kriminale shqiptare “veprojnë me një mënyrë të jashtëzakonshme në vende të ndryshme të Evropës, me trafikantët shqiptarë të drogës që veprojnë në mënyrë të përhershme drejtpërdrejt në Amerikën e Jugut dhe Holandë, duke kontrolluar largimet dhe mbërritjet e ngarkesave të kokainës në portet evropiane, veçanërisht në Antëerp dhe Roterdam”.

“Marka në blloqe, është pothuajse si një garanci e cilësisë së produktit, është një risi absolute dhe befasuese, e cila u shfaq në pesë vjet hetime“, theksoi Cafiero de Raho.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0084490776062012
array(1) { ["section"]=> string(122) "kane-aftesi-te-jashtezakonshme-prokurori-italian-flet-per-kriminelet-shqiptare-marka-bello-eshte-tregues-absolut-se-220758" }