Kanë kaluar tashmë 30 ditë nga nisja e fushatës "Babagjyshi Sekret" dhe pranimi i letrave nga fëmijët ka përfunduar mbrëmjen e 25 dhjetorit.
"Babagjyshi Sekret" është një nismë sociale e ndërmarrë nga fondacioni "Ura" në bashkëpunim me "Connext" dhe këtë vit asaj i janë bashkuar edhe mjaft personazhe me ndikim në jetën publike. Emra të tillë si: Arbana Osmani, Valbona Selimllari, Xhensila Myrtezaj, Besart Kallaku, Afërdita Dreshaj, Noizy, Çiljeta, Gazmend Paja, e të tjerë, janë bashkuar me elfët e tjerë të punishtes së "Babagjyshit Sekret" për të bërë sa më shumë fëmijë të lumtur. Edhe ti mund ta bësh, mjafton të hysh në portalin babagjyshisekret.al, të vendosësh dorën në zemër dhe të mendosh veç për një moment për ata fëmijë dhe buzëqeshjet që do të të dhurojnë pas...