“Kanë prishur rrugën për t’iu çuar ujë 10 familjeve që janë me PS-në”, banorët e tre fshatrave në Mirditë bllokojnë “Rrugën e Kombit”

Publikuar tek: aktualitet, më 11:13 16-01-2021 “Kanë prishur rrugën për t’iu çuar ujë 10 familjeve që janë me PS-në”, banorët e tre fshatrave në Mirditë bllokojnë “Rrugën e Kombit” Nga protesta ne Rrugen e Kombit

Banorët e tre fshatrave në Mirditë janë ngritur në protestë dhe kanë bllokuar për disa minuta “Rrugën e Kombit”. Atja janë shprehur se për të ndërtuar ujësjellësin që u çon ujë 10 familjeve që janë me PS-në, janë bllokuar tre fshatrat.

Me makina dhe vetë në rrugë, banorët e fshatrave Munuz, Rrajë e Zezë dhe Velë, kanë bllokuar për disa minuta “Rrugën e Kombit”.

“Rrugën e kemi blloku për arsye se po bëhet një ujësjellës për fshatin Munaz, na kanë blloku rrugën ekzistuese. Na premtuan asfalt, tani na kanë prishur dhe ekzistuese. Firma që ka ndërtuar ujësjellësin ka dëmtuar rrugën ekzistuese. Ne nuk jemi kundër investimeve por të mos dëmtohemi. Për të çuar ujë 10 familjave të Partisë Socialiste dhe për të dëmtuar 3 fshatra.

I jemi ankuar administratorit të njësisë administrative Rubik më ka thënë është faj i firmës ndërtuese. Firma ndërtuese thotë se e ka në projekt që atë që nxjerrë nga kanali ta hedhë sërish në kanal”, ka thënë një prej banorëve për Ora News.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 25 plumba menaxherit të VIP-ave, Prokuroria ka dyshime se autor është Dervis Arapi, Jurgen Kurti i vrau babain në vitin 2017
I premtoi një gruaje se do e bënte ortake dhe i mori 270 mijë euro, Gjykata dërgon “në shtëpi” pronarin e agjencisë së udhëtimeve (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.011417865753174
array(1) { ["section"]=> string(135) "kane-prishur-rrugen-per-t-iu-cuar-uje-10-familjeve-qe-jane-me-ps-ne-banoret-e-tre-fshatrave-ne-mirdite-bllokojne-rrugen-e-kombit-235219" }