‘Kanë tentuar të më përdhunojnë vajzën’, pas rastit të Kavajës pediatrja e njohur tregon ngjarjen personale

Publikuar tek: aktualitet, më 23:10 11-02-2019 ‘Kanë tentuar të më përdhunojnë vajzën’, pas rastit të Kavajës pediatrja e njohur tregon ngjarjen personale

Pediatrja Lira Gjika, e ftuar gjatë mbrëmjes së sotme në ‘A Show’ ka folur për rastin e përdhunimit të së miturës në Kavajë.

Ajo  ndër të tjera ka ndarë dhe një ngjarje nga jeta personale, ku në të njëjtën situatë kishte qenë edhe familja e saj, duke treguar një episod të vitit 1997 ku i kishin rrëmbyer e tentuar t’i përdhunonin të bijën.

 Një pjesë nga intervista:

Adi Krasta: U zgjidh kjo çështje me kaq?

Lira Gjika: Historia sa ka nisur ajo vajza është nën kërcënim, familja e saj, nëna e saj është e linçuar, e etiketuar. Mos harro që është një qytet i vogël maskilist. Duhet të ndërhyhet me profesionalizëm. Të marrin të shpëtojnë vajzën se ndjehet e pisët, e frikshme

Adi Krasta: Duket sikur ke përjetuar një situatë të ngjashme…

Lira Gjika: Po edhe mua kanë tentuar të ma rrëmbejnë e përdhunojnë vajzën në 1997. E kanë rrëmbyer, por dikush ishte aty dhe e shpëtoi. E di mirë çdo të thotë kjo histori për atë familje dhe për atë vajzë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024195909500122
array(1) { ["section"]=> string(111) "kane-tentuar-te-me-perdhunojne-vajzen-pas-rastit-te-kavajes-pediatrja-e-njohur-tregon-ngjarjen-personale-152428" }