Kanos me armë bashkëfshatarin, arrestohet 23-vjeçari (Emri)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:21 03-01-2017 Kanos me armë bashkëfshatarin, arrestohet 23-vjeçari (Emri)

Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka kanosur me armë bashkëfshatarin e tij për motive të dobëta.

Burime të policisë bëjnë me dije se në prnga ka rënë shtetasi:

- Marjus Kapaj, 23 vjeç, banues në Selenicë.

Policia ka bërë arrestimin e tij për arsye se në Selenicë, dyshohet se ky shtetas për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri "Automatik" shtetasin F.F., 36 vjeç, banues në Selenicë.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

- një armë zjarri Automatik-56

- 15 fishekë,

- 1 krëhër dhe 1 gëzhojë, të kalibrit 7.62 mm.

Materialet iu dërguan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarakë e municioneve" dhe "Kanosje".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mrekullitë ekzistojnë, si i shpëtuan 4 të rinjtë shqiptarë masakrës në Stamboll (RRËFIMI EKSKLUZIV)
Tenton të vrasë me armë në Tiranë, policia arreston me urgjencë 23-vjeçarin »
Article Logic
Execution time: 0.011927127838135
array(1) { ["section"]=> string(62) "kanos-me-arme-bashkefshatarin-arrestohet-23-vjecari-emri-64487" }