Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë Arbër Haxhiaj, 28 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i tij u bë pasi ka kanosur me thikë babain e tij, shtetasin M.H, 54 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika me të cilën kanosi të atin. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Dhunë në familje".