Kanosën me armë zjarri dy persona në Ksamil, arrestohet një prej autorëve

Publikuar tek: aktualitet, më 09:59 20-05-2019 Kanosën me armë zjarri dy persona në Ksamil, arrestohet një prej autorëve

Në vijim të punës hetimore për kapjen e personave në kërkim, Policia e Sarandës ka bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit S.I., 33 vjeç, banues në Sarandë.

 

Ky shtetas, sipas policisë. ka qenë shpallur në kërkim për ngjarjen e datës 08.02.2019, ndodhur në Ksamil të Sarandës, ku S.I në bashkëpunim me shtetasin A.L (i arrestuar në flagrancë në kohën e ndodhjes së ngjarjes), kanë kanosur me armë zjarri dy shtetas të tjerë për motive të dobëta.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin penal nr.9, të datës 13.02.2019, ka caktuar masën e sigurisë Arrest në burgpër veprat penale  Kanosja, Prishja e qetësisë publike ;Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024585008621216
array(1) { ["section"]=> string(79) "kanosen-me-arme-zjarri-dy-persona-ne-ksamil-arrestohet-nje-prej-autoreve-164946" }