Kanosi me armë kushëririn e tij në Kurbin, pas ndjekjes nga policia kapet 41-vjeçari

Publikuar tek: aktualitet, më 13:05 24-11-2020 Kanosi me armë kushëririn e tij në Kurbin, pas ndjekjes nga policia kapet 41-vjeçari

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një 41-vjeçar pasi ka kanosur me armë zjarri kushëririn e tij.

Pas një konflikti për motive të dobëta, 41-vjeçari me iniciale G. Ll., ka kanosur me armë kushëririn e tij dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dilbnisht, Kurbin.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin kapën dhe arrestuan shtetasin G. Ll., 41 vjeç, banues në fshatin Dilbnisht, Kurbin, pasi pasditen e datës 23.11.2020, në fshatin Dilbnisht, Kurbin, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin Gj. Ll., dhe është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Shërbimet e Policisë Kurbin, me të marrë njoftimin, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë vijuar me krehjen e zonës. Pas disa orësh ndjekjeje dhe falë bashkëpunimit me familjarët, shërbimet kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit G. Ll., si dhe gjetjen e sekuestrimin e armës tip pistoletë të cilën e kishte hedhur në malin e fshatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Salloni i Luksit' miliona euro dëm shtetit italian/ Arrestohen 8 persona, mes tyre 2 shqiptarë (MASHTRIMI ME MAKINAT)
Nëna vrau babain me sqepar, flet vajza: I erdhi shpirti në majë të hundës, ai e dhunonte dhe e kërcënonte gjithmonë, kanë 19 vite që...(E PLOTË) »
Article Logic
Execution time: 0.012715101242065
array(1) { ["section"]=> string(90) "kanosi-me-arme-kusheririn-e-tij-ne-kurbin-pas-ndjekjes-nga-policia-kapet-41-vjecari-228931" }