Kanosi me armë kushëririn në Vlorë, arrestohet 25-vjeçari i dënuar me 3 vite burg

Publikuar tek: aktualitet, më 15:11 25-02-2020 Kanosi me armë kushëririn në Vlorë, arrestohet 25-vjeçari i dënuar me 3 vite burg

Policia e Vlorës ka arrestuar një 25 vjeçar, i cili ka kanosur me armë zjarri kurshuririn e tij.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie në lagjen "Ujë i Ftohtë" Vlorë.

Sakaq, ai ka qenë i dënuar me 3 vite burgim.

Njoftimi i policisë:

Kapet një shtetas në kërkim, i dënuar me 3 vite burgim.

Ndalohet nga Policia 25 vjeçari K. D., banues në Vlorë.

Shërbimet e Policisë së Vlorës bazuar në informacione të marra në rrugë operative, kanë bërë kapjen dhe ndalimin e tij pasi ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve", për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me anë të vendimit të formës së prerë Nr. 532, datë 27.11.2018, e ka dënuar me 3 vite burg.

Ngjarja ka ndodhur në datën 20 Mars 2017, ku në lagjen "Ujë i Ftohtë" Vlorë, 25 vjeçari dyshohet të ketë kanosur me armë zjarri kurshuririn e tij për motive pronësie.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099050998687744
array(1) { ["section"]=> string(87) "kanosi-me-arme-kusheririn-ne-vlore-arrestohet-25-vjecari-i-denuar-me-3-vite-burg-196405" }