Nga të dhënat paraprake duket se procesi i votimit i zgjedhjeve vendore do të jetë i kontestuar nga na e kandidatëve . Një tjetër incident është dencuar nga kandidati për bashkinë e Finiqit Jani Babi, i cili kandidon nën siglën e PBDNJ-së.Sipas tij kandidatët e pozitës po synojnë të manipulojnë zgjedhjet . Ai pretendon gjithashtu se vëllai i tij ështës shoqëruar pa shkak në Polici. Ndërkohë një reagim të policisë thuhet se një person i cili ëhstë prezantuar si Timoleo Babi ka kërcënuar dhe kanosur për vdekje deputetin Andrea Marto dhe për këtë arsye është mbajtur në komisariat .Jani Babi kandidon përballë Leonidha Hristo (Mega) dhe Lefter Karajanit (APPD).
"Sarandë, më datë 21.06.2015, në Komisariatin e Policisë është paraqitur shtetasi Andrea Marto, vjeç 58, banues në Tiranë me detyre Deputet në Kuvendin e Shqipërisë, i cili ka kallëzuar faktin se rreth orës 00:20 të ditës së sotme është telefonuar nga një shtetas i cili i është prezantuar si shtetasi me emrin: Timoleo Babi, vjeç 48, banues në Sarandë, vëllai i shtetasit Jani Babi-kandidat i subjektit politik PBDNJ për Bashkinë Finiq, duke e kanosur për vrasje.Policia e Sarandës sqaron se ka bërë të mundur shoqërimin e shtetasit Timoleo Babi per ta marre ne pyetje dhe po kryen të gjitha verifikimet në lidhje me këtë rast." , thuhet në njoftimin e policisë.
Policia bën me dije më tej se pas dëshmisë së Timoleo Babi , materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar Prokurorisë dhe është vendosur të hetohet në gjendje të lirë.