Këngëtarja Mariza Ikonomi i ka dedikuar disa fjalë të çmuara kantautorit të njohur Françes Radi, i cili u nda sot nga jeta, duke i dhënë kështu dhe lamtumirën e fundit .
Mariza ka kujtuar disa momente kur ajo ishte një vogëlushe dhe u zgjodh për të kënduar këngën "Telefonatë Zemrash" nga kantautori, profesori por dhe miku i saj Françesk Radi.
“Eh profesor i dashur...
Nuk e harroj kurre momentin kur erdhe ne pallat te pionierit dhe kerkoje nje vajze te vockel per te kenduar kengen "Telefonate Zemrash". Nuk e harroj kurre momentin kur me zgjodhe mua.
Vertet me zgjodhe mua por edhe un te zgjodha ty , qe kur pashe tek ty nje Artist te Madh me nje profesionalitet te hekurt dhe nje zemer te paster e te kulluar si ajo e nje femije ashtu sic isha edhe un.
Mezi prisja oret e provave qe te kendoja kengen. Ajo kenge vertet ishte dhe mbeti nje thirrje e bukur zemre dhe sot rreh edhe me fort ne zemren time dhe vazhdon kendon... A mund t'ja shuajme diellit ate zjarr, a mund t'a shterim nje oqean,
Ashtu nuk treten edhe ndjenjat e mia , le te jemi sado larg Profesor, mik i dashur.”, shprehet Mariza.