Kantautori i dashur i shqiptarëve ka ditëlindjen: Gëzuar Flori Mumajesi!

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 12:34 23-08-2017 Kantautori i dashur i shqiptarëve ka ditëlindjen: Gëzuar Flori Mumajesi!

Kantautori i mirënjohur shqiptar, Flori Mumajesi, sot feston 34-vjetorin e tij.

Mumajesi konsiderohet si një nga këngëtarët dhe producentët më virtuozë në Ballkan, e këtë e dëshmon suksesi i tij masiv.

Karriera e tij nisi në fundvitet ’90 me grupin “The Dreams”, e më pas në 2002 ai do të niste një karrierë solo, e cila ishte e destinuar për t’u lartësuar në përmasat që ka sot.

Pak nga pak, Mumajesi u kthye në një sensacion të muzikës për rininë shqiptare. Disa nga hitet e tij më të njohura janë këngët si “Me sy mbyllur”, “Fluturimi 3470”, “Playback”, “Tallava”, “Me fjalë të vogla” etj. Mumajesi mund të konsiderohet si një “Timbaland i Shqipërisë”, pasi produksionet e tij kanë shërbyer si katalizator për famën e shumë artistëve, si Alketa Vejsiu, Zanfina Ismajli, Luar, Soni Malaj dhe Elvana Gjata, ku me këto dy të fundit është përfolur gjatë dhe lidhja përtej muzikës. Ai gjithashtu ka bashkëpunuar me këngëtarë të mirënjohur si Aurela Gaçe apo Artiola Toska.

Mumajesi gjithashtu ka marrë shumë nominime dhe çmime në “Balkan Music Awards” për punën e tij edhe me këngëtare të njohura Ballkanase, si këngëtarja bullgare, Alisia, por dhe për produksione shqiptare si kënga “Origjinale”, e cila u shpall “Kënga më e mirë” e vitit 2010 në rajonin e Ballkanit.

Flori Mumajesi është një nga ambasadorët më të denjë të muzikës moderne shqiptare, me një kontribut të madh për këtë repertor, shumë i dashur nga rinia shqiptare, por dhe nga grupmoshat e tjera.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096240043640137
array(1) { ["section"]=> string(76) "kantautori-i-dashur-i-shqiptareve-ka-ditelindjen-gezuar-flori-mumajesi-89922" }