“Kantieri i Rilindjes Urbane”, Rama: Shqipëria rrezikoi të kapej nga flama e "bathorizimit"

Publikuar tek: aktualitet, më 17:07 28-04-2015 “Kantieri i Rilindjes Urbane”, Rama: Shqipëria rrezikoi të kapej nga flama e (Arkivë)

Gjatë prezantimit të dokumentarit për projektin “Kantieri i Rilindjes Urbane”, zëvendëskryeministri Niko Peleshi u shpreh se Fondi për Zhvillimin Rajonal ka për qëllim të mbështesë jo vetëm institucionalisht por edhe financiarisht bashkitë.

Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e investimeve për urbanizimin e qyteteve gjatë fjalës së tij në “Kantierin e Rilindjes Urbane”. Sipas Ramës , projektet e mëparshme ishin vizatime në letër dhe nuk ishin të studiuara.

“Shëmbëlltyra e zhvillimit urban pa leje është Bathorja dhe Shqipërinë do ta kapte të gjithën flama e “bathorizimit". Ka një raport midis pasurisë dhe bukurisë si hapësirë e organizuar bukur dhe si shkak i këtij raporti kemi një qytet si Korça ku është rritur numri i vizitorëve dhe kemi një qytet si Kavaja ku numri i vizitorëve për plazh do të rritet dhjetëra herë më shumë. Mirëqenia dhe qyteti duhen parë si element përbashkues për një komunitet që jeton në një hapësirë urbane me të ardhurat që gjeneron. Gjirokastra është trashëgimia jonë kulturore ku nuk u bë asnjë investim duke e lënë që të rrënohej në sy të të gjithëve. Ne duhet që të mësojmë nga të tjerët. Shqipëria nuk është e vetmja që gjendet përballë kësaj sfide të zhvillimit. Ne do të shkojmë nga urbanizimi te zhvillimi i qëndrueshëm”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

Sipas zëvëndëskryeministrit Peleshi, ky transformim do të kishte prekur edhe Tiranën, nëse bashkia e kryeqytetit do të kthente në projekte 12 milionë dollarët e alokuara për të.

“Rilindja urbane nuk është një ëndërr. Ajo është një axhendë e përbërë nga tre komponentë të rëndësishëm. E para është lufta me informalitetin, prishja e ndërtimeve pa leje dhe krijimi i hapësirave publike, formalizimi i ndërtimeve pa leje nëpërmjet procesit të legalizimit dhe transformimi urban. Transformet që po përjetojnë qytete si Korça, Gjirokastra, Durrësi, Berati dhe Lezha, po ndryshojnë cilësinë e jetesës”, u shpreh Peleshi.

Peleshi tha se jo më kot Fond ii Zhvillimit Urban Shqiptar ka ngjashmëri me Fondin Europian të Zhvillimit të Rajoneve. Sipas Peleshit është e rëndësishme ti paraprijmë procesit të integrimit në Bashkimin Europian dhe të jemi gati kur BE të hapë dyert e fondeve.

“Jemi të vendosur për te qenë pranë bashkive duke i mbështetur me instrumenta financiar. Ky fond është në prag të transformimit dhe fuqizimit të tij falë bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare”, tha Peleshi në fund të fjalës së tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përmbytjet, Rama dhe drejtori i USAID-it Johnson vizitojnë fermerët
‘’Lufra’’/Përgjigjet e analizave nesër, Jakaj: Po verifikohet vetëm qumështi pluhur »
Article Logic
Execution time: 0.012243986129761
array(1) { ["section"]=> string(90) "kantieri-i-rilindjes-urbane-rama-shqiperia-rrezikoi-te-kapej-nga-flama-e-bathorizimit-9887" }