Kanye West zhgënjehet nga familja e gruas, Kardashianët e braktisin në ditën e tij më të rëndësishme

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:26 09-09-2016 Kanye West zhgënjehet nga familja e gruas, Kardashianët e braktisin në ditën e tij më të rëndësishme

Mbrëmja e së mërkurës supozohej të ishte një mbrëmje suksesi për Kanye West, por pas përfundimit të shfaqjes së modës, ai mbeti i zhgënjyer.

Kjo pasi familja e gruas nuk e mbështeti kësaj radhe në javën e modës në Nju Jork, ku reperi i famshëm tanimë edhe stilist, do prezantonte koleksionin e tij të ri.

Kjo mbrëmje ishte shumë e rëndësishme për karrierën e tij të re në fushën e modës, pasi emri i tij do renditej ndër stilistët më të famshëm.

Por, Kris, Kourtney dhe Khloe Kardashian nuk morën pjesë në shfaqje. Vetëm Kendall dhe Kylie morën pjesë, por gjithsesi ato ndodheshin në qytet për të shfaqur produktet e tyre të modës.

“Ai kërkon perfeksionin por për të ishte një makth i vërtetë përpara shfaqjes” - tha një burim pranë reperit për revistën “People”.

Ai shtoi se edhe Kim ndihet shumë e zhgënjyer, por megjithatë ajo shpreson që bashkëshortit të saj t’i ulen nervat sa më shpejt.

14256442_893393967457558_1518313582_n.jpg

14274437_893393970790891_1096546614_o.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.17635893821716
array(1) { ["section"]=> string(105) "kanye-west-zhgenjehet-nga-familja-e-gruas-kardashianet-e-braktisin-ne-diten-e-tij-me-te-rendesishme-52392" }