Kaos dhe trazira në Hong-Kong, protestuesit bëjnë gjestin e çuditshëm: Morëm vendime të gabuara, na falni (FOTO)

Publikuar tek: bota, më 21:40 14-08-2019 Kaos dhe trazira në Hong-Kong, protestuesit bëjnë gjestin e çuditshëm: Morëm vendime të gabuara, na falni (FOTO) Nga protestat e ditëve të fundit në Hong Kong

Duket se protestuesit në Hong Kong po tërhiqen nga demonstratat kundër qeverisë dhe Kinës në lidhje me miratimin e ligjit të ekstradimit të shtetasve nga Hong-Kongu drejt Kinës.

Pasi policia shpërndau sot demonstruesit në aeroportin e qytetit dhe nisjes së fluturimeve, disa prej protestuesve kanë dalë me pankartë, ku kanë shkruar një mesazh ndjese për turistët që vijnë për të kaluar pushimet në Hong-Kong.


‘’Të dashur turistë,
Na vjen shumë keq për çfarë ndodhi dje. Ishim tepër të dëshpëruar dhe morëm vendime jo të duhura.

Ju lutem, pranoni faljen tonë!’’, shkruajnë disa shtetas në pankartë, fotoja e së cilës po bën xhiron e botës.

Trazirat në Hong-Kong po tërheqin dhe Kinën, e cila i konsideroi protestat si ‘’prag terrorizmi’’. Në Kina kanë nisur të lëvizin tanke ushtarakë për të vepruar për çdo situatë të papritur. Ndërsa SHBA-ja deklaroi se ndihet e shqetësuar për infiltrimin e agjentëve sekretë kinezë në radhët e protestueve.


protestuesit.PNG

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076920986175537
array(1) { ["section"]=> string(114) "kaos-dhe-trazira-ne-hong-kong-protestuesit-bejne-gjestin-e-cuditshem-morem-vendime-te-gabuara-na-falni-foto-175357" }