Kaos në Asamble/ Deputeti i PS i alarmuar: Një babale, i fshehur në sallë me diktofon, e nxorrëm jashtë...

Publikuar tek: barometri, më 08:25 20-10-2018 Kaos në Asamble/ Deputeti i PS i alarmuar: Një babale, i fshehur në sallë me diktofon, e nxorrëm jashtë...

Incident në Asamblenë e PS në Lezhë, zhvilluar ditën e djeshme.

Është deputeti i PS Pjerin Ndreu i cili denoncon prezencën e një “Babaleje” fshehur në sallë, me diktofon, gati për të regjistruar gjithçka do thuhej në mbledhjen ku merrnin pjesë sekretari i Përgjithshëm Taulant Balla, zv.kryeministrja Senida Mesi dhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.

Siç thotë Ndreu, këtë person, identitetin e të cilit nuk e zbulon, e nxorrën jashtë nga salla falë instiktit të tij si ish drejtor policie.

“Nje Babale edhe në Lezhë. Në mbledhjen e Asamblesë të PS Lezhë, një i fshehur me diktofon në dorë për të inçizuar, gjendej në llozhin e sallës.

Instikti i profesionit te policit nuk më ka lënë akoma për ata që e dyshojne ! E nxorëm jashte, me qetësinë, kulturën që na përfaqëson duke i tregu paftyrësinë e paturpësinë e tij/tyre dhe misionin e shëmtuar qe po kryente !

E turpshme!”, shkruan Ndreu.

Këto janë fotot nga takimi dhe të pranishmit në sallë, ku me gjasë ndodhet edhe “Babalja” siç e cilëson deputeti i PS

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022091150283813
array(1) { ["section"]=> string(106) "kaos-ne-asamble-deputeti-i-ps-i-alarmuar-nje-babale-i-fshehur-ne-salle-me-diktofon-e-nxorrem-jashte-138456" }