KAOS në Francë, mijëra qytetarë largohen nga Parisi përpara mbylljes së dytë, boshatisen supermarketet (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 17:23 30-10-2020 KAOS në Francë, mijëra qytetarë largohen nga Parisi përpara mbylljes së dytë, boshatisen supermarketet (VIDEO) Paris

Mijëra kryeqytetas janë larguar nga Parisi përpara fillimit të bllokimit të dytë i cili do të nisë në mesnatë.

Fotot të cilat kanë bërë xhiron e rrjetit tregojnë me qindra makina që përpiqen të largohen nga kryeqyteti francez.

Sipas mediave lokale, arsyeja e ikjes mendohet të jetë se qytetarët dëshirojnë të jenë pranë familjeve të tyre nëpër qytete të tjera.

Ky largim i banorëve ka shkaktuar kaos duke bllokuar totalisht trafikun, por edhe duke boshatisur të gjitha raftet nëpër supermarkete. Kujtojmë se ky lockdoën i dytë është për shkak se Franca është ndër vendet më të prekura nga COVID-19 në Europë.

Totali i rasteve pozitive me koronavirus ka kapur shifrën e 1.28 milion infektimesh ku prej të cilave 36,020 janë viktima.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lot gëzimi, momenti kur nxirret e gjallë vajza nga rrënojat e pallatit në Izmir
Bëhet ‘nami’ nga Covid-19 në Europë, Italia ‘pushtohet’ nga infeksionet, mijëra raste të reja me koronavirus dhe në Angli e Belgjikë (SHIFRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.012662887573242
array(1) { ["section"]=> string(107) "kaos-ne-france-mijera-qytetare-largohen-nga-parisi-perpara-mbylljes-se-dyte-boshatisen-supermarketet-225815" }