Kaos në Hong Kong, ndërpritet fjalimi i udhëheqëses Carrie Lam në Parlament

Publikuar tek: bota, më 22:56 16-10-2019 Kaos në Hong Kong, ndërpritet fjalimi i udhëheqëses Carrie Lam në Parlament Udhëheqësja e Hong Kong-ut, Carrie Lam

Udhëheqësja e Hong Kong-ut, Carrie Lam, është detyruar të ndalojë raportin vjetor në parlament, pasi opozita e pengoi fjalimin e saj.

Ligjvënësit e opozitës e ndërprenë seancën e Këshillit Legjislativ duke bërtitur dhe ngritur parulla kundër saj. Më pas Lam e bëri raportin përmes një video incizimi.

Ndërprerja e seancës e pamundësoi edhe tërheqjen zyrtare të projektligjit për ekstradim, që ka qenë arsye e trazirave dhe protestave të dhunshme në Hong Kong, për muaj të tërë. Projekt-ligji është pezulluar, por mbledhja e Këshillit Legjislativ ishte mundësia e parë për ta tërhequr atë edhe zyrtarisht.

Protestuesit në Hong Kong për muaj të tërë e kanë kundërshtuar projekt-ligjin, pasi ai mundësonte ekstradimin në territorin kinez. Protestat më pas janë zgjeruar me kërkesat për më shumë demokraci dhe fushatë kundër Kinës, pasi, sipas protestuesve, Pekini po e rrit gjithnjë e më shumë ndërhyrjen në autonominë e Hong Kongut.

Mbi 1,750 njerëz janë ndaluar deri më tani si rezultat i protestave. Hong Kongu është pjesë e Kinës që nga viti 1997, por ka organizimin e vet të ligjit dhe qeverisjes, i njohur si “një shtet, dy sisteme”. /REL

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035226106643677
array(1) { ["section"]=> string(81) "kaos-ne-hong-kong-nderpritet-fjalimi-i-udheheqeses-carrie-lam-ne-parlament-182369" }