Kaos në Katalonjë, plagosen 11 persona gjatë intervistës me Iniestën

Publikuar tek: bota, më 15:23 15-05-2018 Kaos në Katalonjë, plagosen 11 persona gjatë intervistës me Iniestën Foto nga vendngjarja

Një kaos i vërtetë është regjistruar në Katalonjë mëngjesin e sotëm, kur 11 persona mbetën të plagosur pasi ranë nga një tribunë e improvizuar nga ku do të intervistonin futbollistin e Barcelonës, Andres Iniesta.

Intervista do të zhvillohej për emisionin spanjoll “Chester”, teksa drejtuesit e emisionit kishin vendosur të ndërtonin një tribunë të improvizuar në një nga lagjet e qytetit, ndërsa pesha e madhe e personave mbi të e ka rrëzuar “skelën”.

Të plagosur kanë mbetur rreth 11 persona, mes tyre edhe një fëmijë, ndërkohë që raportohet se të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq mediat vendase bëjnë me dije se xhirimet e emisionit janë anulluar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012748003005981
array(1) { ["section"]=> string(74) "kaos-ne-katalonje-plagosen-11-persona-gjate-intervistes-me-iniesten-120855" }