Kaos në portin e Barit, me vetëm një sportel të hapur pasagjerët presin me orë të tëra

Publikuar tek: rajon, më 19:01 06-08-2019 Kaos në portin e Barit, me vetëm një sportel të hapur pasagjerët presin me orë të tëra Radhet e gjata ne portin e Barit

Gjatë muajit gusht, në portin e Barit është raportuar një fluks i lartë udhëtarësh dhe vështirësi dhe rradhë të gjata në sportele.

Vetëm gjatë fundjavës së parë të gushtit kanë kaluar në portin e Barit 51 mijë njerëz, 10 mijë shoferë, 1800 motoçikleta dhe më shumë se 90 autobusë.

Ndërkohë pasagjerët që udhëtojnë drejt Shqipërisë janë detyruar që të përballen me radhë të gjata dhe rraskapitëse në pikën doganore.

Sipas udhëtarëve nga Shqipëria, vetëm një sportel është funksional në terminalin e portit.

Megjithë projektet e paraqitura nga Autoriteti i Sistemit Portual të Detit Adriatik jugor, problemet me fluksin dhe me keqmenaxhimin e udhëtarëve, mbeten të pandryshuara vit pas viti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.042197942733765
array(1) { ["section"]=> string(92) "kaos-ne-portin-e-barit-me-vetem-nje-sportel-te-hapur-pasagjeret-presin-me-ore-te-tera-174540" }