Prej 4 orësh 130 pasagjerë po presin në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas për shkak të një defekti të avionit “Blue Panorama”.
“Kemi dëgjuar që nuk është hera e parë që ka vonesa. Ka fëmijë dhe të sëmurë që presin prej 4 orësh. Kërkojmë rimbursim të biletave”,-kanë thënë për Report Tv pasagjerët.
Fluturim për në “Pisa” të Italisë duhej ishte realizuar prej orësh, ndërsa pasagjerët po presin akoma në aeroport, teksa tregojnë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga kompania.