Kaos te Onkologjiku në QSUT, një paciente sulmon mjeken Silva Çeliku (Fotot nga vendngjarja)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:28 22-09-2015 Kaos te Onkologjiku në QSUT, një paciente sulmon mjeken Silva Çeliku (Fotot nga vendngjarja)

Kaos dhe forca të shtuara policie në pavionin e Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës (QSUT).

Një paciente e sëmurë me kancer (emrin e të cilës nuk po e përmendim për arsye etike) ka sulmuar dje një nga mjeket e njohura të Onkologjikut, Silvana Çeliku. Por nuk ka mbetur këtu sulmi. Me një shishe spraj, ajo ka hedhur diçka në ajër, çka në fakt ka trembur personelin mjeksor por edhe pacientët që kanë qenë aty.

Në ndihmë të mjekes Çeliku kanë ardhur mjekët e tjerë. Eshtë lajmëruar menjëherë policia, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes, por që në fakt, nuk e ka gjetur pacienten që është larguar.

Sot e njëjta gjë. Policia ka qëndruar gjithë paraditen aty. Ndërkohë që pacientja e sëmurë që dje ka kryer këtë veprim, sot gjendet në sallën e kimioterapisë duke vazhduar procedurën. Nga ana tjetër mjekja Çeliku, ka bërë kallzimin përkatës pranë forcave të rendit për pacienten që e sulmoi.

Paraditen e sotme, gjithë stafi mjeksor i Onkologjikut në QSUT ka qenë në mbledhje. Kanë dalë me një deklaratë të përbashkët për të pezulluar punën ditën e nesërme, dhe do të kërkojnë nga drejtoria qendrore e QSUT, marrjen e masave të menjëhershme në mbrojtje të jetës së mjekëve.

Do të kërkohet ndalimi i dhunës në shëndetësi, por duket se situata te Onkologjiku, vazhdon të mbetet kaotike.

Rradhë të gjata, mungesë ambientesh, mungesë paisjesh, dhe një sëmundje si kanceri e tumori që sjell përditë raste të reja shqetësuese dhe të shumta në numër, duket se bëhen shkak edhe për këtë dhunë të qytetarëve ndaj mjekëve, të cilët janë të pafuqishëm për t’u ardhur në ndihmë të gjithëve, dhe jo për faj të tyre/ Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dita pa makina, automjeti përplas 2 persona me biçikletë
Shkrimtari ironizon me mishin “hallall”: Shpresoj të kemi edhe mish katolik, pula orthodokse dhe gjarprinj budist »
Article Logic
Execution time: 0.013329029083252
array(1) { ["section"]=> string(95) "kaos-te-onkologjiku-ne-qsut-nje-paciente-sulmon-mjeken-silva-celiku-fotot-nga-vendngjarja-21381" }