Kaosi në Kakavijë me të moshuar, fëmijë e gra shtatzëna që ‘piqen’ në diell, reagon Lleshaj: Ja çfarë i ka shkaktuar radhët e gjata

Publikuar tek: aktualitet, më 12:53 14-08-2020 Kaosi në Kakavijë me të moshuar, fëmijë e gra shtatzëna që ‘piqen’ në diell, reagon Lleshaj: Ja çfarë i ka shkaktuar radhët e gjata Foto-montazh: Lleshaj dhe radhet ne Kakavije

“Procedurat e reja të testimit për Covid-19 në kufirin shqiptaro-grek kanë krijuar radhë të gjata bashkë me problemet e pashmangshme shoqëruese”.

Është ky shkaku sipas ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj që me mijëra shqiptarë, mes të cilëve pleq, fëmijë e gra shtatzëna po “piqen” në diell pa ujë e pa bukë prej 24 orësh në doganën e Kakavijës.

“Policia e Shtetit është angazhuar maksimalisht për të menaxhuar situatën e vështirë të krijuar.

Në bashkëpunim me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme po bëhen përpjekje për të kërkuar para autoriteteve greke gjetjen e mundësive për përshpejtimin e procedurave të testimit dhe reduktimin e kohës së pritjes në kufi.

Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetareve që të informohen për gjendjen në Pikat e Kalimit Kufitar me Greqinë përpara se të ndërmarrin udhëtim drejt tyre, me qëllim që të shmangen sa të jetë e mundur pritjet e gjata në kushtet e temperaturave të larta”, thuhet në reagimin e Lleshajt.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090320110321045
array(1) { ["section"]=> string(133) "kaosi-ne-kakavije-me-te-moshuar-femije-e-gra-shtatzena-qe-piqen-ne-diell-reagon-lleshaj-ja-cfare-i-ka-shkaktuar-radhet-e-gjata-217108" }