Kaosi për BREXIT, ish-kryeministri Cameron: Nuk ishte faji im thirrja e referendumit, deputetët gabuan që nuk pranuan marrëveshjen (DEBATET NË BRITANI)

Publikuar tek: bota, më 12:00 17-09-2019 Kaosi për BREXIT, ish-kryeministri Cameron: Nuk ishte faji im thirrja e referendumit, deputetët gabuan që nuk pranuan marrëveshjen (DEBATET NË BRITANI)

Ish-kryeministri britanik David Cameron mohoi të jetë ai përgjegjësi për kaosin që ka përfshirë Westminster që kur vetë ai, në kohën që ishte kryeministër, kërkoi referendumin për BE – në vend që të fajësonin Theresa May dhe parlamentarët që refuzuan të mbështetin marrëveshjen e saj.

Ish-kryeministri pranoi se ishte i përhumbur nga humbja e tij në referendumin e 2016 por mbrojti vendimin për ta thirrur atë duke këmbëngulur se ishte i pashmangshëm.

Edhe tani ai është akuzuar për trazirat në Westminster por duke folur në ITV që do të transmetohet sot insistoi se jo gjithcka që kishte ndjekur duhet të ndiqej.

Zoti Cameron kishte sugjeruar që pasardhësi i tij zonja May të synonte një Brexit më të drejtëpërdrejtë, dhe akuzoi parlamentarët që refuzuan marrëveshjen e saj.

“Nëse njerëzit që më së shumti kërkuan Brexit të votonin për marrëveshjen e Theresa May ne do të dilnim në bazë të një marrëveshjeje” tha Cameron.

“Nëse pas referendumit do të synonim një partneritet më të drejtpërdrejtë me Brexit, ndoshta përgjatë linjave të Norvegjisë apo Zvicrës, ne do të kishim arritur, mendoj, një rezultat më harmonic dhe më të shpejtë”.

I pyetur rreth vendimit për të thirrur referendumin ai tha: “Mendoj se akoma është ky argument për mua, ishte i paevitueshëm. A jam i keqardhur për gjendjen në të cilën gjendet vendi? Po. A mendoj se kam ndonjë përgjegjësi për këtë gjendje? Po. Ishte referendum im, fushata ime, vendimi im për tu përpjekur dhe për të rinegociuar. E pranoj se ajo përpjekje dështoi.

Zoti Kameron dha dorëheqjen pas votës së Brexit. I pyetur për vendimin e dorëheqjes së menjëhershme, Kameron tha se ai kishte humbur kredibilitetin.

“E urrej idenë që gjithsesi duhet ti vidhesha përgjegjësive të mia” tha në intervistën që do të transmetohet sot.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031039953231812
array(1) { ["section"]=> string(153) "kaosi-per-brexit-ish-kryeministri-cameron-nuk-ishte-faji-im-thirrja-e-referendumit-deputetet-gabuan-qe-nuk-pranuan-marreveshjen-debatet-ne-britani-178749" }